Itali, qeverinë Leta mund ta shpëtojnë rebelët e Berluskonit

Drita në fund të tunelit për Italinë dhe qeverinë e Enriko Letës, mund të vijë nga parlamentarët “rebelë” të partisë së Berluskonit, Populli i Lirisë. Siç thekson Wall Street Journal, shumë eksponentë me emër në partinë e Kavalierit (Lupi, Sakoni, Çikito etj) iu kundërvunë linjës së ashpër të ish kryeministrit që u kërkoi ministrave largimin nga qeveria teknike; dhe ata mund të shërbejnë si kamardare shpëtimi në votën e besimit që Leta ka kërkuar në parlament. Tregjet financiare europiane po i ndjekin me shqetësim zhvillimet politike italiane, dhe siç ka paralajmëruar kompania e vlerësimit Fitch, rrëzimi i qeverisë do ta kategorizonte besueshmërinë financiare të vendit me notën BBB+.
a.k
Add new comment