Jetimja e Gërdecit dhe jetimja e Grevës së Urisë së të Burgosurve Politikë marrin bursa nga Sekretariati për Rininë në PS

Sara Bejko, vajza e ish të përndjekurit të vetëflijuar Lirak Bejko, dhe Kristina Durda, e mbetur jetime pas tragjedisë së Gërdecit, janë dy nga 50 studentët që kanë përfituar nga një bursë studimi akorduar nga Sekretariati për Rininë në Partinë Socialiste. Në aktivitetin e organizuar sot në ambientet e Partisë Socialiste, ishte i pranishëm edhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, njëherësh edhe Sekretari për Rininë dhe Emigracionin në PS, z. Erion Veliaj, i cili shpërndau bursat në ceremoninë e mbajtur me këtë rast.
Në fjalën e tij, Ministri Veliaj vuri në dukje se Partia Socialiste u është mirënjohëse të gjithë atyre që kontribuan në fitoren e saj, si dhe vlerësoi ata që ndihmuan për t’ia dalë mbanë. Pesëdhjetë të rinjtë e përzgjedhur kanë kaluar përmes një procesi disa javor për vlerësimin e kritereve. Ky aktivitet vazhdon prej dy vitesh në Partinë Socialiste dhe synohet që të kthehet në një traditë për të ndihmuar në shkollimin e të gjithë atyre të rinjve, të cilët nuk kanë mundësi financiare për të përballuar studimet.
Bursat që u shpërndanë sot për 50 të rinjtë, vlejnë për Universitetin Europian të Tiranës dhe Universitetin Marin Barleti. Me këtë bursë, të rinjtë fitues mund të ndjekin studimet bachelor dhe master në këto dy universitete.
Re.Pu.
Comments
Jam shume dakort qe te dy
<p> </p><p>Jam shume dakort qe te dy vajzat te ndihmohen ... si keto edhe sh te tjera por kam vetem nje pyetje ... si mundet qe partia socialiste sheh viktimat e Gerdecit apo djegien e Lirak Bejkos si kontributore te fitores se tyre ?????</p>
Add new comment