Ambasadorja çeke, sesi qeveria Berisha pushoi së komunikuari me Çekinë pas heqjes së liçensës së CEZ

Postuar në 05 Tetor, 2013 04:32

Është pak e njohur, por 70% e aksioneve të CEZ i përkasin Çekisë, thotë në një intervistë për DITA-n Ambasadorja çeke Bronislava Tomasova. Ajo thotë se në fillimi kanë patur bashkëpunim të ngushtëme qeverinë e shkuar Berisha. "Ne vërtetë jemi përpjekur të bëjmë më të mirën tonë për të gjetur zgjidhje për problemet e CEZ-it. Ne si Ambasadë dhe qeveria çeke jemi përpjekur gjithmonë të zhvillojmë marrëdhëniet, në shumë fusha paralelisht. Ajo çka më mërziti ishte se gjatë heqjes liçensës së kompanisë CEZ marrëdhënia bilaterale mes dy shteteve u kufizua dhe përqendrua vetëm te problemi CEZ. Kur u hoq liçensa, komunikimi me qeverinë thuajse humbi." Znj. Tomasova i shpreh gazetares Entela Resuli se është e zhgënjyer nga retorika e përdorur gjatë diskutimit të programit qeveritar në Parlament. Kishte vetëm sulme, dhe aspak diskutime konstruktive, thotë ajo. Ajo nuk rri pa përmendur edhe se sa e do Shqipërinë, sa e çmon ushqimin dhe rakinë, në "vendin me mikpritjen më të rrallë në botë." k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.