Ministri Naço: Komisioneri për të Drejta Personale mbylli portalin e ministrisë

Bllokohet nisma e qeverisë “STOP KORRUPSIONIT!”
Komisionerja për Mbrojtjen të Dhënat Personale ndërpret nismën e qeverisë Rama “STOP KORRUPSIONIT”. Në daljen e parë publike si ministër I Drejtësisë, Nasip Naço, tha dje në emsionit “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku se me një vendim të posaçëm është mbyllur po dje portali I kësaj ministrie ku qytetarët denonconin gjykatësit për afera korruptive. Në fakt sipas Naços në këtë portal ishin bërë me dhjetra denoncime për korrupsion ndaj gjyqtarërve, prokurorëve dhe punonjësve të administratës në sistemin e drejtësië. “Kishte disa denoncime të bëra nga qytetarë për raste konkrete ku gjyqtarë akuzoheshin nga qytetarët për mitmarrje” tha Naço gjatë emisionit por kjo ka sjellë reagimin e komisioneres Flora Çabej duke vendosur mbylljen e portalit. “Mua më ka ardhur një vendim si[pas të cilit vendoset mbyllja e portalit me arsyetimin se bëhet publike të dhëna për gjyqtarët që cënojnë liritë dhe të drejtat personale”. Naco shtoi se është duke përgatitur padi në gjykatë ndaj inmstitucioniot të Komisionerit për Mbrojtjen e të dhënave personale. Stop korrupsionit ishte një nismë e qeverisë Rama për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet duke e shoqëruar këtë me hapjen e një portal në faqen e ministrisë së Drejtëisë. Por, pikërisht kjo nismëj është tashmë edhe përplasja e parë ligjore e qeverisë Rama me institucionetë tjera të shtetuit. Ndërkohë gjatë emsioniot naco shko në të njëtën linjë me kryetarin e LSI duke treguar se në zyrë mban edhe portretin e presidentit Nishani por edhe të Ismail Qemalit duke e lidhur këtë edhe me faktin se të dy potretet kanë qenë në zyrë nga paraardhësi I tij. Naço tregoi vendosmëri në reformat që pritet të aplikohen nga qeveria Rama sidomos në luftën ndaj korrupsionit të gjyqtarëve. Nga ana tjetër një reformë e pritshme është për gjykatën e Lartë dhe gjasat janë që ajo do të shkrihet me gjykatën kushtetuese. “Italia ka 65 anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe trajton mbi 22 mijë çëahtje në një vit. Ndërsa te ne jo vetëm nurmi I proceseve është shumë I vogël por tani që jemi në vitin 2013 gjykatësit e kësaj gjykate japin vendime për cështje të vitit 2005. Mjafton kjo që të mendojmë se sa nevojë urgjente ka për reformim” tha Naco. Edhe pse pak muaj më parë janë bërë ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, ministri Naço deklarori se pritet të ketë ndryshiem të reja në këtë kod. Ndërkohë vlerësoi punën e paraardhësuit të vet Eduard Halimi në drejtim të shërbimit të provës por edhe të vëzhdimit të dënuarëve me byzulykët elektronikë për të cilën Naco opremtoi se nuk do të jete vetëm në burgjet e Tiranës por në të gjitha burgjet e vendit. Naco premtoi se do të vijojë procesi I burgjeve privatë një nismë të marrë nga qeveri “Berisha” dhe që do vijojë me procedura sipas të cilët në këto burgje do të vuajnë dënimin ata të dënuar që u mbeten shumë pak vite për të kaluar në qeli.
Re.Pu.
Comments
Besueshmeria tek reformimi
<p> Besueshmeria tek reformimi i drejtesise mbetet nga me te hollat, mbase edhe per shkak te kategorise se privilegjuar te gjykatesve te korruptuar (kam bindjen se eshte e veshtire te mos korruptohesh tashme, ne ate grup) qe perceptohen si nje shtrese sa e forte aq edhe e nenshtruar ndaj nevojave (legjitime ose jo) te qeverive. Kete pritshmeri tregon mbase, edhe numri i komenteve per kete lajm. Megjithate drejtesia eshte lubrifikanti i vetem qe ben qe "motorri" i nje shoqerie te mos "digjet" ne rruge e siper.</p>
dhe shume mire e ka bere. me
<p>dhe shume mire e ka bere. me demagogjine e juaj nuk shtyhet! kush do te denoncoje rrugen e hapur e ka. kurse blogjet online jane per te shfryre dufin. ka ca ligje e rregulla. ti si minister i drejtesise meso ti zbatosh.</p>
Add new comment