Një “Otranto” tjetër edhe më e rëndë në brigjet italiane. Napolitano: Duhet ta ndalim patjetër këtë masakër njerëzore!

Të paktën 94 persona vdiqën, ndërkohë që 200 të tjerë janë të humbur, pasi një anije e mbushur me klandestinë afrikanë mori flakë dhe u mbyt pranë brigjeve të Lampeduzës në Itali. Për shkak të numrit të madh të të humburve, tragjedia mund të rezultojë një nga më të rëndat në historinë e klandestinëve afrikanë që kërkojnë të arrijnë në Europë.Mes viktimave janë edhe të paktën tre fëmijë dhe dy gra shtatzëna.Tragjedia vjen pak ditë pasi 13 emigrantë u mbytën në brigjet e Sicilisë. Presidenti italian, Napolitano, tha se duhet ndërmarrë veprime të shpejta për të ndaluar këtë masakër njerëzore.
Shqiptarët kur dëgjojnë lajme të tilla kujtojnë tragjedinë e tyre të quajtur Tragjedia e Otrantos, e cila ndodhi më 28 mars 1997, ku u mbytën 84 persona, 46 gra prej tyre dhe fëmijë, 24 rezultojnë të zhdukur dhe 34 të mbijetuar. Anija e tragjedisë u nxorr nga deti 6 muaj pas ngjarjes, bashkë me një pjesë të trupave të viktimave.
Zh.
Comments
Ka nje dallim domethenes mes
<p>Ka nje dallim domethenes mes dy tragjedive: kjo e sotmja eshte, ne rastin me te keq, nje fatkeqesi e shkaktuar nga pakujdesia dhe reagimi prej padijes - ndersa rasti shqiptar qe i shkaktuar nga nje mjet shteteror (qe supozohet se e njohin lundrimin mire), me vetedije. Krahasim qe nuk qendron, pervecse nga numri i fatkeqeve.</p><p>Bashkohemi me dhimbjen e familjareve te viktimave, dhe vajtojme vecanerisht per humbjen e krijesave te pambrojtura, femijeve! Njerezit duhet te tregojne me teper pergjegjshmeri, respekt e kujdes per jeten!</p>
Add new comment