“Garda” mbrohet me anëtarë të thjeshtë të PD. Basha hesht.

Postuar në 28 Shtator, 2013 10:41

Vendosja për të shkrirë Gardën e Republikës, ka ngjallur reagime të forta në... Facebook. Disa anëtarë tashmë të thjeshtë nën drejtimin e ri të PD-së kanë akuzuar me postime.

 “Urdhër hakmarrës për dënim kolektiv nga ana e Piktorit dështak” shkruan në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.

“Hakmarrje primitive ndaj institucionit dhe efektivave që penguan në realizimin e ëndrrës famëkeqe për marrjen e pushtetit me dhunë” komenton pas tij, ish Ministri Noka, duke shtuar për Tahirin si “njeriu që sulmonte egërsisht efektivët e policisë dhe Gardës së Republikës dhe që me urë zjarri në dorë, digjte makinat e tyre dhe hidhte molotov në dyert e institucioneve”

“Shkrihet Garda ! Rama ka vendosur të shkrijë Gardën ! 85 vjet histori do fshihet ! Arsyeja…???? Sepse Garda, efektivi i saj me përkushtim e profesionalizëm mbrojti institucionet e shtetit sipas ligjit, kur vetë ai ishte organizatori i dhunës e sulmeve kundra institucioneve!” pas tyre, edhe Topalli.

Akoma asgjë as nga Basha e stafi i tij, e as nga të përfolurit për të qenë kupola e re drejtuese. 

k.c.

 

(foto: Ndrea Prendi e Agim Llupo, dy të akuzuarit për vrasjet në Bulevard)

Comments

Submitted by xha Jaho (not verified) on

<p>Kriminelet dhe vrasesit e kane vendin në burg.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.