Çfarë i shtyn shqiptarët në Greqi të bashkohen me Agimin e Artë?

Gazeta Tribuna, gazetë shqiptarësh që botohet në Greqi, në raportimet për Agimin e Artë tërheq vëmendjen edhe tek pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë organizatë neonaziste që sumon... shqiptarët!
Robert Haidin nga Lukova, pronar i hotelit Lukova Palace në Shqipëri ëshët një nga këta. Gazeta ka hedhur dritë edhe mbi një personazh tjetër, një shqiptare, që mendohet të jetë eksponente aktive e kësaj organizate.
Tribuna i referohet gazetës Ethnos që më 20 shtator botonte intervistën ekskluzive me një eksponent të Agimit të Artë - një rrëfim tronditës, shokues, për gjithë mënyrën e organizimit dhe të veprimit të skuadroneve të sulmit, të cilat mbajnë autorësinë e dhjetra agresioneve ndaj emigrantëve të pafajshëm dhe që dolën zbuluar pas vrasjes së Pavlos Fyssas.
Në intervistë, ai është pyetur nga gazetarët edhe për një femër, e cila duket ka tërhequr vëmendjen me aktivitetin e saj. Nuk ia thonë emrin e plotë, por thjesht pyesin: “Cila është N. Beneki?”.
“Është dashnorja e Janis Lagos [deputet nga më aktivët e Agimit të Artë]. Ai e kishte vënë në organizatën e Pireut. Ishte në zyrat qendrore, por e përzunë, pse ishte shqiptare. Është atje [në Nikea], me shpatullat e Lagos. Unë që jam grek nuk pranoj të më bëjë mësime ideologjie një shqiptare”.
Tribuna ka hulumtuar dhe ka gjetur se ky person ekziston... dhe quhet Nikol Beneki (në foto), edhe pse nuk mund të verifikohet ende nëse është shqiptare.
k.c.
Për më shumë:
Comments
fryma antikombetare qe vjen
<p>fryma antikombetare qe vjen nga shqiperia (shiko integrimi i shqiptareve ne vendet ku jetojne, qe nenkupton asimilimin),e shoqeruar me presionin e forte asimilues qe ben shteti grek i cili konsiston ne ate qe vetem po u greqizove mund te kesh nje jete normale dhe pa probleme me dokumentat, sjellin kete rezultat.</p><p>njeriu ka nevoje per identitet dhe fakti qe shteti por me shume shtypi shqiptar e sulmon deri ne asgjesim identitetin kombetar shqiptar ne kembim te identiteti absurd dhe te paqene si ai evropian,flet vete. shiko shqiperine ku te gjithe duan te behen pjese e ndonje minoriteti. ne te gjithe boten pakicat duan ti bashkangjiten shumices dhe te fitojne te drejtat e shumices,ndersa vetem ne shqiperi pakica eshte me te drejta dhe favore me te larta se shumica vendase. cfare ndryshimi ka midis dukurise ''bollano'' dhe shqiptareve te agimit?</p>
Mbase keta individe te
Mbase keta individe te kompleksuar ne nje shoqeri shume diskriminuese e shohin kete investim si rrugen me te shkurter per tu ndjere "te respektuar" e " te nevojshem". Te perballesh me presionin diskriminues kerkon force e parametra personale qe nuk i kane te gjithe.
I shtyn ajo qe e kane ne gen
<p>I shtyn ajo qe e kane ne gen servilizmin dhe sherbimin me adhurim karshi me te fortit. Shqiptaret jane te vetmit ne Bote qe shiten falas. Vdiq Enveri vdiq Enveri moj e mjera Shqiperi, kush e njihte kete pis milet me mire se ai!?</p>
Add new comment