Berluskoni, alla-shqiptarçe: o shpëtoj unë, o në djall Italia

Postuar në 28 Shtator, 2013 11:38

 Berluskoni po aplikon një stil politike alla-shqiptarçe: është gati të çojë në greminë Italinë, për të shpëtuar veten. Qeveria italiane është një koalicion i paqëndrueshëm mes të majtës së Letta-s dhe të djathtës së udhëhequr nga Berlusconi.

Por Ish-kryeministri Berlusconi rrezikon të humbasë vendin e tij në Senat pas dënimit të dhënë nga drejtësia italiane dhe mbështetësit e tij në qeveri deklaruan se do të japin dorëheqjen nëse një gjë e tillë ndodh. Por, Letta ka treguar dhëmbët: “Nuk kam ndërmende të sorollatem dhe të jem objekt kërcënimesh gjithë kohës. Kjo qeveri ose shkon përpara në interes të vendit dhe qytetarëve ose ky koalicion përfundon këtu”, deklaroi ai sot.

Nëse Berluska nuk heq dorë, italianët do shkojnë në votime, dhe stanjacioni do vazhdojë. Dhe, në fakt nuk ka hequr dorë. Para pak, 5 ministra të tij kanë deklaruar daljen nga qeveria. 

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Muco, ji me i sakte dhe informo tamam njerezit mbi historine e gjyqit te Berlusconit. Mos u tento kot nga ideja me e krahasu me Berishen sepse Berisha eshte kriminel e hajdut, kurse Berlusconi biznesmen qe operon ne nje treg te dhjere sic eshte Italia. Ashtu si edhe Shqiperia e plot vende te tjera ne Europe. Kurse Berisha do te vjedhe pronen e te tjerve. Ka nje diference abisale. Thjesht i ben nder Berishes kur i barazon.</p>

Submitted by Alban (not verified) on

O Koloretooo !! Ku i gjen keto paragjykime raciste ndaj shpitareve? Ti sikur ke qene i ndergjegjshem per keto probleme. Po pergjigjen keti titullit arrrite tja japesh: cfare-i-shtyn-shqiptaret-ne-greqi-te-bashkohen-me-agimin-e-arte?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.