Edhe Gërdeci "aksident": Nuk ka vrasje, sepse "të pandehurit nuk kanë synuar këtë pasojë" - thotë Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për mospranimin e rekursit të dosjes së Gërdecit. Pak ditë më parë, trupi gjykues i përbërë nga Tom Ndreca, Admir Thanza, Shkëlzen Selimi, Medi Bici dhe Ardian Nuni, vendosën mospranimin e rekursit, të paraqitur nga të gjitha palët në gjykim për dosjen “Gërdeci”. Ndërsa pak ditë më parë u publikua fakti se Gjykata e Lartë nuk e pranonte rekursin, sot zbardhen motivet se përse trupi gjykues vendosi t’i japë fund, ligjërisht, dosjes së Gërdecit, ku u vranë 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Ajo që bie në sy është fakti se anëtarët e trupit gjykues mendojnë si ish-kryeministri Sali Berisha për këtë tragjedi. Gjyqtarët Tom Ndreca, Admir Thanza, Shkëlzen Selimi, Medi Bici dhe Ardian Nuni vendosin që tragjedia e Gërdecit është një aksident teknologjik.
Së paku, kështu argumentohet në relacionin mbi 100 faqe të anëtarëve të trupit gjykues. Sipas relacionit të bërë publik, Gjykata e Lartë mendon se në rastin e shpërthimit të fabrikës së Gërdecit nuk kemi të bëjmë me vrasje me dashje, sepse askush nga të pandehurit nuk ka synuar këtë pasojë, vdekjen e 26 personave dhe rrafshimin e disa fshatrave. Sipas trupit gjykues, tragjedia është shkaktuar nga moszbatimi i rregullave të sigurisë teknike në punë dhe fajtorë për këtë ngjarje, ku u vranë 26 persona, janë punëdhënësit. Një vendim ky kontradiktor, pasi gjatë shpërthimit të fabrikës së Gërdecit nuk kanë gjetur vdekjen vetëm punonjësit e fabrikës, por edhe fëmijë që luanin në oborrin e shtëpisë si Erison Durda apo dhe 3- vjeçari Flavio Deliu. a.n.
Comments
Ed Rama, Gjykatat vazhdojne

Ed Rama,

Gjykatat vazhdojne te telekomandohen nga Salepi i Mallkuar - eshte TURP i MADH per ty - duhet te japesh drejtim ketyre horrave te fundit.

Pse nuk te kane frike keta rrjepacake e di ti me mire - ne vendin tend cdo shqiptar do tua kishte shkerdhyer rob e shpise ketyre horrave sot jo neser.

emrat e ndyre te gjykatesve shqiptare qe duhen BURGOSUR (fatkeqsisht paguhen nga shqiptaret per te dhene drejtesi)

Tom Ndreca

Ardian Thanza

Shkelzen Selimi

Mdi Bici

Ardian Nuni

Fajesoni Fatos Nanon dhe Ilir

Fajesoni Fatos Nanon dhe Ilir Meten qe mbajten Sali Berishen ne pushtet ne vitin 2005 e me pas dhe ai e ktheu gjithe Shqiperine ne "Gerdec". Turp kush mbeshtet maskarane...

2 vendime katastrofike te

2 vendime katastrofike te padrejta gjate diteve qe qeveria e Rilindjes ka ardhur ne pushtet…Po Ed “Rilindasi” cben? Ai ka dite qe fotografon ish banjot e Saliut

Moszbatimi me dashje i

Moszbatimi me dashje i rregullave te sigurise teknike eshte ne fakt vrasje me dashje kur dihen pasojat (vec ne qofshin te gjithe sipermarresit persona me probleme psiqike) duke mos folur per papergjeshmerite e tjera kriminale qe sollen katastrofen..!!

Rasti duhet te gjykohet nga nje gjykate ushtarake !!

Turp per rendin (politiko -

Turp per rendin (politiko - shoqeror) ne pergjithesi, pasi e terheqin palaçot e quajtur gjyqtarë per hunde.

Add new comment