Tahiri “rrafshon” policinë rrugore, 88 uniforma lirohen nga detyra

Postuar në 23 Shtator, 2013 08:24

Në një takim me dyer të mbyllura me krerë të policisë rrugore, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri njoftoi praktikisht shkrirjen e kësaj force: Plot 77 policë e 11 oficerë të policisë rrugore të kryeqytetit janë liruar nga detyra pasi janë gjetur në shkelje të detyrës apo abuzime. Në përfundim të takimit, ministri Tahiri nuk dha asnjë deklaratë për mediat, ndërkohë që në një takim të mëhershëm me ambasadorin e BE-së Sequi, Tahiri prezantoi një serë reformash që parashikon të verë në zbatim, ndër të cilat edhe ndryshimet në policinë rrugore. Dy ditë më parë, pasi Tahiri pikasi personalisht një makinë zyrtare të Gardës duke kaluar semaforin me të kuq, ndaj drejtuesit të mjetit u mor masa e heqjes së patentës.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Nje TV e dha lajmin keshtu: ...vihen ne dispozicion te Drejtorise se Tiranes. Lirimi me dispozicionin jane dy  krejt te ndryshme. Epo mire...Emerohen diku tjeter qe te ndertojne vilen tjeter ne bregdet (ata qe nuk e kane ndertuar ende).

Submitted by Bard (not verified) on

shpresedhenese, do zoti nuk i kane larguar per te futur "çunat e mbare" ne pune(wiseguys)..

Submitted by L. Baci (not verified) on

Me duket se nuk e ka keq keshtu!

Vazhdo!

Submitted by ILIRET (not verified) on

Shume mire z. Tahiri. Shiko pak dhe policet qe punojne pas orarit te punes "taksi", me automjete me targa falso e pa dokumenta...

Submitted by Albi (not verified) on

Paska shpetu 20%-shi i LSI. Eh mer Ilir Floriri ca paske qene vallaj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.