Amerikanët më konservatorë se europianët

Postuar në 23 Shtator, 2013 07:57

Në një shkrim të djeshëm në Washington Post, Robert J. Samuelson ka krahasuar pikpamjet ideologjike të popullsisë amerikane me ato të vendeve europiane dhe ka arritur në përfundimin se ka një ngjashmëri mes votuesve të Partisë Konservatore në Britani dhe popullsisë amerikane, por jo asaj europiane. Kështu, ai citon rezultatet e një sondazhi të Pew Research Center, sipas të cilit, kur amerikanët pyeten nëse është më e rëndësishme që “të kenë lirinë për të arritur synimet e tyre në jetë pa ndërhyrjen e shtetit, apo të kenë një shtet që ndihmon të gjithë ata që janë në nevojë”, përgjigjet ndahen 58% me 35% për opsionin e parë. Në Gjermani ishte e kundërta (36%-62%) dhe rezultate të ngjashme kishte Franca, Spanja, Italia etj. Ndërsa pyetja nëse "suksesi në jetë varet nga forca jashtë kontrollit të individit", mori përgjigje pozitive vetëm nga 36% e ameriaknëve, por nga 72% e gjermanëve, 57% e francezëve dhe 50% e spanjollëve.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Respublica eshte ajo qe publikon keto soj lajmesh dhe jo ato te a.k. apo zh. dhe nje tjeter qe nuk me kujtohet qe mbedhin lajme andej kendej...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.