Rama në Top Story të Sokol Ballës: Tri çështjet që unë i kam prioritete të forta të miat

Postuar në 20 Shtator, 2013 00:51

Intervista është bërë në zyrën e Kryeministrisë pak orë pasi ai mori detyrën dhe është transmetuar mbrëmë në emisionin televiziv Top Story në kanalin TCH. Është e para intervistë e gjatë ku kryeministri Rama ka folur për qeverisjen e katër viteve të ardhshme.

Ai ka veçuar tri priortete të programit si më kryesorët, madje më të fortët:  “Nëse ju doni 3 çështje që unë i kam prioritete të forta të miat edhe si Kryeministër, i ka thënë ai drejtuesit të emisionit Sokol Balla, së pari rimarrja e kontrollit të territorit në kuptimin e sigurisë të individit dhe pronës, së dyti dhënia e të drejtës për të gëzuar pronën qoftë bujqërve në fshat, qoftë të ardhurve që kanë ndërtuar shtëpi rreth qyteteve për një jetë më të mirë në zonat informale dhe qoftë të atyre që kanë 20 vjet zvarriten dhe nuk marrin dot një pronë që mund të merrnin se ka raste sa të duash që nuk e marrin dot për arsye se është objektivisht e pamundur dhe duhet ndjekur një politikë kompensimi dhe, e treat, heqjen nga axhenda e fushatës së ardhshme elektorale pas 4 vitesh e ujit si një çështje ku të gjithë përplasen se kush do ta sjellë ujin, qoftë në arë, qoftë në rubinet.

 

Intervista e plotë në numrin e sotëm të gazetës Shqip (print) dhe në portalin online: http://top-channel.tv/artikull.php?id=264145

Zh.

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

<p>Po<strong>&nbsp; &quot;AR S I M I&quot; </strong>?!</p><p>&nbsp; Nese ndalimi i importit te mbeturinave ishte nder veprimet e para, pasi cdo vonese sillte deme ne vijim, per arsimin&nbsp; mund te thuhet edhe me teper...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.