Topalli po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj - ironizon Arvizu

Postuar në 19 Shtator, 2013 11:18

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu për pak kohë do të largohet nga Shqipëria, por para se të ikë ai nuk ka lënë pa një përgjigje fyerjet që Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit, lëshoi në adresë të tij. “Mendoj se zonja Topalli po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj”, është shprehur ai i pyetur nga gazetarja Mira Kazhani për Shqiptarja.com.

Ambasadori shton se “ajo është identifikuar me Shkodrën dhe të mendosh që gjatë fushatës ajo deklaronte se kishte 8 mandate atje. Në fakt, pas Tiranës ajo që doli më keq në këto zgjedhje për PD ishte Shkodra ku në 5 mandate, vetëm 3 ishin të PD, dy të tjerët Nard Ndoka dhe Gjovalin Bzheta nuk ishin nga strukturat e partisë demokratike. Ajo nuk është e lumtur dhe ka arsye të mos jetë”.

Ndërsa Arvizu është mjaftuar me ironinë që mund ti lejojë vetes një diplomat, akuzat e Topallit ishin me një gjuhë të drejpërdrejtë dhe fyese duke u marrë madje dhe me gjatësinë e tij fizike.

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Gazetare trape qe fton ambasadorin te beje nje fyerje qe vete s&#39;ka bythe te beje sepse ia heq veshin Ylli.</p>

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>Jozefina gjithmone ka pasur verejtje lidhur me gjatesine fizike.</p>

Submitted by kastriot (not verified) on

<p>Po ambasadori a i a ka bere vetes pyetjen PSE zonja e nderuar Jozefina Topalli sillet ne kete menyre? A i a ka bere vetes pyetjen pse kane ndryshuar mardheniet Berisha- Arvizu? A i eshte ritkthyer perseri te shohe ne se e ka pasur te drejt kur ka deklaruar se :&quot; Zgjedhjet e 2013 ishin po aq te rendesishme sa ato te 1992-1993? Cfar ndryshimi solli 1992 dhe cfar ndryshimi solli rotacioni&nbsp;ne votimet e 2013? A i ka haruar Ambasadori sa here ka shkuar ne zyren eRames kur ai, Rama, bente greve urije, kur deklaronte&nbsp; dhe bojkotonte parlamentin per votimin e te fameshmeve 3 ligjet?&nbsp;A i qendron akoma deklarimit te tij se : &quot;21 janari ishte planifikuar te ishte i dhunshem dhe u be i dhunshem&quot;? A e di se kush e organizoi, udhehoqi dhe e drejtoi 21 Janarin? A de di se rama krenohet qe eshte vella me kryeministrin turk kur ne Stamboll po ndodhin disa ngjarje te vecanta?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.