Tirana kërkon ekspertizë amerikane për "projektim më të mirë të Shqipërisë në rajon"

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi sot se ka kerkuar ekspertizën e SHBA për një projektim më të mirë të Shqipërisë në rajon. Kërkesën ia ka drejtuar vetë ambasadorit Arvizu, në të parën pritje në Ministri pas marrjes së detyrës si kryediplomat i vendit.
tha Bushati: “I kam kërkuar ambasadorit nevojën për ekspertizë amerikane për të bashkëpunuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të ndihmuar një projektim më të mirë të Shqipërisë në rajon në kushtet kur në periudhën e fundit ka patur disa zhvillime pozitive sic ishte arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimi i Kroacisë dhe kalimi i disa gazsjellësve në rajon, çka impionon një gjasje të re strategjike në rajon”
Vetë diplomati amerikan e cilësoi këtë si një lajm të mirë: “Dëshiroj të them që ndjehem i nderuar që morëm kërkesën nga ana e ministrit për ndihmë nga ana strategjike. Shqipëria është një histori e shkëlqyer e pandarë me të tjerët dhe me të vërtetë më vjen mirë që mund të ndihmojmë që të mund të përhapim këtë lajm të mirë”. a.n.
Comments
Uhaaa, pse keni fituar

Uhaaa, pse keni fituar zgjedhjet ju miqte socialiste, per t'ia deleguar punet te huajve? FMN do te zgjidhe financat, financat do te auditohen nga kompani te huaja, te huajt do te bejne doganat tona, arkitektet e huaj do te na mesojne si te planifikojme, te huajt do te na mesojne te bejme politiken rajonale, te huajt do te keshillojne qeverine e do te lobojne per qeverine, etj., etj., . Por ju qeveritare perse e keni marre pushtetin? Qe ta nenkontraktoni tek te tjere? Sikur u be shume. Ne kemi kuadro, s'jemi pa kuadro. Ne s'kemi politike dhe drejtim. Politika jone eshte mbare e prape e korruptuar. Qeveria e re s'ka idene nga t'ja filloje e prandaj angazhon te huajt. Keshtu duket kjo pune ...

Shqiperia vetem kuadro nuk

Shqiperia vetem kuadro nuk ka.

Nese ka nje mangesi qe kecenon te ardhmen e vendt, do te ishte pikerish mungesa thuajse e plote e burmeve njerezore me kualifikim te mjaftueshem. Ndonje kuader tek-tuk edhe mund te gjendet, por ne shumicen e tyre personat e kualifikuar ne Shqiperi jane ose ne prag pensioni, produkte te periudhes terminale komuniste, ose te shkolluarit ne Prendim qe ne shumicen derrmuese te tyre nuk kane akumuluar eksperience te mjaftueshme pune pas mbarimit te shkollimit ne vendet ku u derguan per mbarimin e shkolles. Dmth jane persona qe kryesisht vijne drejt e nga bankat e shkolles dhe nuk kane mundesi te perballojne detyra qe nenkuptojne ballafaqimin me kuadro te huaj qe pervec shkollimit ne Perendim (shpesh ne shkolla me te mira se tanet) kane mbi supe eksperienca te gjata pune ne institucione shpesh me reputacion.

Ne keto kushte eksperienca amerikane ose e institucioneve te huaja eshte e pazevendesueshme. Eshte per tu pershendetur qe nje minister socialist me se fundi ka kuptuar kete te vertete dhe po merr hapa konkrete ne mos te tejkaloje keto mangesi ne burime njerezore, te pakten te kryej pune me te huajt.

Astrit, Shqiptare te

Astrit,

Shqiptare te pergatitur ne shkollat e perendimit dhe me eksperience te bollshme pune ka sa te duash (nga viti 1990 e deri me sot ka pasur kohe mjaft per shkolle e eksperience pune) por shumica ndodhen jashte vendit dhe nuk jane pjese e grupeve te Soros-it. Me mire te thuhet se "intelligentia" e sorosianeve nuk eshte aq e rrahur me punen sepse deri me sot ka jetuar nen krahun mbrojtes te mentorit te tyre.

Pyetjet qe me lindin jane :

A i kane kontrolluar ato mijera CV te mbledhura me aq buje?

Si do te perzgjidhen ekspertet e huaj?

Kush do te verifikoje punen e tyre?

Cfare kostoje parashikohet te kete kjo ekpertize?

Nga do te merren fondet per t'i paguar?

Ishte pikerisht kjo nje nga pikat qe Doris Pack i vuri ne dukje Rames, qe te mos vareshin per cdo gje tek te huajt por te fillonin te punonin vete.

Sidoqofte nuk me duket shume diplomatike qe nje vend qe aspiron te hyje ne BE te kerkoje ekpertizen e SHBA-se per nje projektim me te mire ne rajon.

Jam dakord qe pyetjet nga

Jam dakord qe pyetjet nga vjen ekspertiza e huaj, si mund te perputhet me mire me prioritetet strategjike te vendit etj jane me vend. Plotesisht.

Sidoqofte (ne menyre te respektueshme) nuk jam dakord me faktin qe ka shume shqiptare te frmuar dhe edukuar ne menyre solide, me eksperience te mjaftueshme pune e jane te gatshem te vene njohurite e tyre per perparimin e vendit. Nuk dua te gjykoj as veten e as shume shqiptare te tjere, por fakti i hidhur eshte se personat te cileve u ecen puna mire ne vendet ku jane shkolluar dhe kane marre eksperienca sinjifikante proesionale, nuk kane asnje interes te kthehen ne vendin e tyre ku do te jene te nenpaguar dhe ku cilesia e jeteses eshte me e ulet.

Nuk diskutoj qe mund te kete raste te tilla, ku per aresye ndonjehere idealiste-patriotike, por mendoj me shpesh familjare persona te tille mund te jene te gatshem ti ofrojne aftesite e tyre administrates, por keto raste i shoh si perjashtime.

Se fundi, mund te ekzistonte mundesia e konsulencesne distance nga bashkatdhetaret. Por kjo konsulence individuale, pra jo ne kuader te nje institucioni, ka te ngjare te mos te ishte koherente dhe si e tille e padobishme.

Qellimi i komentit tim eshte te theksoj se "burimet kualitative njerezore te Shqiperise" jane thesht nje mit urban te cilit shoqeria jone i beson me shume nga sa duhet. Bie dakord plotesisht me logjiken e pyetjeve te tjera qe ju shtroni.

Sigurisht jam dakord me sa

Sigurisht jam dakord me sa shkruani dhe me faktin qe shqiptaret e shkolluar e te sistemuar nuk kane nder mend te kthehen, por nga ana tjeter edhe politika (e djathte apo e majte) nuk ka bere asgje per t'i terhequr. Te vetmit qe kemi pare te jene kthyer, kane qene miqte e politikaneve qe terhiqen nga postet e larta shteterore qe i ofrohen, plus perfitimeve ekstra. Biles ne shume raste me te mbaruar pune/mandatin rikthehen nga kane ardhur.

Add new comment