Apeli zbardh “vendimin” për 21 Janarin: Vrasje pa dashje sepse nuk njiheshin (Ç’mund të thuhet për terroristët?!)

Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin për çështjen e 21 Janarit, të dhënë dy ditë më parë. Apeli dënoi me një vit burg Ndrea Prendin, ish- komandant i Gardës, dhe me tre vjet burg Agim Llupon, ish- gardist, duke i akuzuar për vrasje nga pakujdesia.
“Ka rezultuar e provuar se protestuesit e dhunshëm janë paralajmëruar që të shpërndahen, por ata nuk janë bindur,” thuhet në vendim. “Efektivët e Gardës, pas paralajmërimit dhe mosbindjes së protestuesve, nuk kanë qëlluar as duke synuar pjesët e poshtme të trupit të protestuesve dhe as drejtpërdrejt mbi ta, por në ajër,” thekson vendimi, duke mbajtur kështu në këmbë versionin e plumbave rikoshet, të shpërndarë nga ish- kryeministri Sali Berisha.
Gjykata shkon më tej kur thotë se asnjë nga viktimat nuk po tentonte të hynte në Kryeministri, ndaj vrasja e tyre nuk mund të ishte me dashje. “Nuk është provuar se i pandehuri Ndrea Prendi ka dashur të vrasë pikërisht viktimën Faik Myrtaj, ndërkohë që nuk kishte asnjë njohje dhe ndonjë motiv për këtë,” thekson gjykata. Madje sipas tyre: “Vetëm një person i papërgjegjshëm nga ana mendore, pra i papërgjegjshëm përpara ligjit, mund të kryejë vrasje me dashje direkte pa pasur asnjë motiv”.
Ç’mund të thuhet vallë për terroristët? A janë ata të pafajshëm sepse vrasin njerëz që “më parë nuk i kanë njohur”?!
Comments
Ka qene nje ngjarje e

Ka qene nje ngjarje e shemtuar dhe e neveritshme..! Policia ka mundur te evitoje gjakderdhjen. E panevojshme ka qene kjo masaker..

Por gjerat qe pasuan keto vrasje, jane ato qe nuk te lene te vleresosh qarte nga aparenca ngjarjen.. Dhe keto jane:

1. Ambasadori Arvizu pas pak ditesh e vleresoi Berishen si burre shteti, ndersa sot Arvizu....dhe Berisha....

2. Sebepi i fillimit te protestave ishte videoja qe Dritan Prifti publikoi per Ilir Meten ne Fiks Fare, ndersa sot Ilir Meta....dhe Dritan Prifti....

3. Njeriu qe ishte minister i brendshem pas pak muajsh e fitoi bashkine e Tiranes. Pavaresisht a ishte humbje apo fitore e ngushte vota kishte mjaft. Basha mori 125000 vota popullore ne nje moment kur nuk duhej te kishte kaq mbeshtetje. Ndersa sot ky popull....

Mos ndoshta roli i Bashes dhe i qeverise Berisha me 21 janar 2011 ishte me i mire se sa p.r.sh perfundimi i tunelit te Elbasanit aty nga mesi i qershorit 2013? Nje gje eshte e sigurte. Me teper popullor po!

Gardistet qe mbrojne

Gardistet qe mbrojne institucionet e shtetit te zgjedhur me vote te lire krahasohen me terroriste ??????

Ndjese por ti me sh se gazetar ngjan me nje taleban

Add new comment