Arkiv-Lajme
Salman Rushdie nuk do ta dëgjojë më fjalën "fatva"
Në vitin 1989 Ayatollah Khomeini shqiptoi kundër tij në Iran një fatva, e cila e dënoi atë me vdekje dhe me një jetë në arrati, duke e detyruar të ndryshojë vazhdimisht strehimin, nën mbrojtjen e policisë dhe me një identitet të ri. Pseudonimi i tij për më shumë se dhjetë vjetë në ilegalitet, "Joseph Anton", është edhe titulli i autobiografisë së tij, të botuar në vitin 2012, e cila trajton atë kohë.
Konstitucionalistët Luan Omari dhe Genti Ibrahimi: S’ka asnjë shkelje kushtetuese me foton e Presidentit
Çështja e heqjes së portretit të Presidentit Nishani dhe vendosja e atij të Ismalil Qemalit ka hapur një debat jo të vogël, i cili po komentohet edhe në media, nëse ky veprim është kushtetues dhe ligjor apo është një trill i kryeministrit të ri, Edi Rama. Si për ta mbyllur këtë debat, në një prononcim për “Panorama” konstitucionalistët Luan Omari dhe Genti Ibrahimi thonë se nuk ka shkelje të Kushtetutës në vendimin e qeverisë Rama, për të zëvendësuar portretin e Presidentit me fotografin e Ismail Qemalit.
Ndahet nga jeta mjeshtri i kritikës letrare Marcel Reich-Ranicki
Gjermania u pikëllua nga vdekja e Marcel Reich-Ranickit. Kritiku dhe intelektuali më i njohur në debatet letrare pas kohës së luftës, u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare pas një sëmundje të gjatë në Frankfurt mbi Main. Kjo u bë e ditur nga gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" me të cilën ai kishte punuar për dekada me radhë.
Në Ambasada duhet mbajtur si deri më sot portreti i Presidentit - thotë Fatos Tarifa
I pyetur per mendimin rreth 3 vendimeve te para te qeverise se re, Fatos Tarifa thote nder te tjera ne nje interviste botuar ne numrin e sotem ne DITA:
Rama mbledh në darkë anëtarët e kryesisë së PS, mungojnë Erion Brace dhe Ben Blushi
Kryeministri dhe njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama, mblodhi dje në një darkë anëtarët e kryesisë së Partisë Socialiste.
Rama, me anëtarët e kryesisë, u gostitën nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili shtroi edhe darkën në hotel “Leonardo” pranë Shkëmbit të Kavajës.
Greqi, demokracia në gjendje shoku
Ishin sërish grupet e dhunshme të radikalëve të djathtë të Agimit të Artë në veprim? Partia e përgënjeshtron këtë dhe i kërcënon me procese gjyqësore gazetarët që thonë tjetër gjë. Por po shtohen sinjalet se vrasësi i një aktivisti të majtë në Keratsini, një periferi punëtorësh në Pire, ka qenë të paktën me prirje radikale të djathta.
Gjykatësit e 21 janarit, dy të emëruar pas 23 qershorit, e treta ish-këshilltare e Halimit
Gazetari Artan Hoxha, pamjet filmike të të cilit rrëzuan versionin berishian të çadrave-pistoletë mesnatën e 21 janarit, shkruan sot në DITA: Agim Bendo, një njohje e vjetër e Berishës, qysh nga koha kur ai ishte president i vendit. I emëruar gjyqtar i Apelit Tirane me Numër Dekreti 8272, datë 16.07.2013 nga presidenti Nishani.
Përkujtohet Pjetër Arbnori, një nga figurat më të shquara të rezistencës antikomuniste dhe të periudhës pas komunizmit në Shqipëri
Me disa fragmente nga letrat e burgut, organizatorët e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës Arbnori kanë “sjellë” mbrëmë në Shkodër në një veprimtari përkujtimore politikanin dhe shkrimtarin Pjetër Arbnori, i cilësuar si Mandela i Shqipërisë dhe i nderuar me titullin e lartë Nderi i Kombit, pas vdekjes.
“Serbi” Berisha i drejtohet në greqishte “vllahut” Rama në parlament…
Sa i përket jetës shqiptare sot, ne përjetojmë një fazë aq të ulët dhe aq primitive të diskursit publik, sa përcaktime si “serb,” “shkije” ose “grek” për këtë apo atë figurë, zakonisht politikan, ende përdoren për të poshtëruar; dhe ku liderëve të ndryshëm u kanë gjetur, sipas rastit, elemente joshqiptare në biografi: herë greke, herë turke, herë çerkeze, herë vllahe, herë evgjite, herë shule - shkruan Ardian Vehbiu në Peizazhe të Fjalës, duke analizuar "kombëtarizmin".
FMN në Tiranë
Ashtu siç u paralajmërua pak ditë më parë, ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, nisin sot takimet zyrtare me qeveritarët e rinj. Ditët e qëndrimit në vendin tonë do të jenë 8 të tilla, por deri tani janë të konfirmuara vetëm takimet që do të zhvillohen me ekspertët e financave dhe Ministrin e ri të Financave, Shkëlqim Cani, takim që pritet të realiziohet nesër, më datë 20 shtator. Burime zyrtare të Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se Banka Botërore pritet të japë asistence teknike, por edhe rekomandime për zhvillimin e reformave në vend.