FMN në Tiranë

Postuar në 18 Shtator, 2013 14:46

Ashtu siç u paralajmërua pak ditë më parë, ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, nisin sot takimet zyrtare me qeveritarët e rinj. Ditët e qëndrimit në vendin tonë do të jenë 8 të tilla, por deri tani janë të konfirmuara vetëm takimet që do të zhvillohen me ekspertët e financave dhe Ministrin e ri të Financave, Shkëlqim Cani, takim që pritet të realiziohet nesër, më datë 20 shtator. Burime zyrtare të Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se Banka Botërore pritet të japë asistence teknike, por edhe rekomandime për zhvillimin e reformave në vend. Takimet që priten të zhvillohen me drejtuesit e këtij dikasteri kanë në thelb njohjen e gjenjdes aktuale të financave publike, si dhe diskutimi për dhënien e asistencës teknike për zhvillimin e reformave në vend. Në takime pritet të dikskutohen edhe masat e reja fiskale që do të hyjnë në fuqi si dhe buxheti dhe paketa fiskale për vitin e ardhshëm në tërësi. Referuar axhendës së takimeve të këtij misioni, do të analizohen treguesit e buxhetit 2013 deri më tani dhe hartimi i projekt-buxhetit 2014. Por nga axhenda e deritanishme nuk janë zbardhur takimet e tjera që do të zhvillohen gjatë 8 ditëve të qëndrimit. E.Shehu

 

Foto: Eksperte te Fondit Monetar Nderkombetar, FMN dhe Bankes Boterore, duke dale pas nje takimi në PS në korrik

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.