Përkujtohet Pjetër Arbnori, një nga figurat më të shquara të rezistencës antikomuniste dhe të periudhës pas komunizmit në Shqipëri

Me disa fragmente nga letrat e burgut, organizatorët e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës Arbnori kanë “sjellë” mbrëmë në Shkodër në një veprimtari përkujtimore politikanin dhe shkrimtarin Pjetër Arbnori, i cilësuar si Mandela i Shqipërisë dhe i nderuar me titullin e lartë Nderi i Kombit, pas vdekjes.
“Qendra Ndërkombëtare e Kulturës Arbnori hap siparin e aktiviteteve për këtë vit pikërisht me një aktivitet In Memorium për nder të figurës se madhe, personalitetit të shquar shqiptar, Pjetër Arbnorit, i cili ka lënë një trashigimi shumë të madhe, prej qindra e qindra faqesh me kujtime e mbresa, por këtë radhë janë zgjedhur letrat nga burgu, se ato janë letra me shumë dashuri, janë letra të cilat janë të thjeshta, janë familjare. I drejtohen nënës, motrës, kane dashuri shumë të madhe, tha në fjalën e saj të hapjes përfaqësuesja e QNK Arbnori, Florina Paskali.
Në veprimtarinë në përkujtim të Pjetër Arbnorit ishin të pranishëm shumë bashkvuajtës të tij, qytetarë të Shkodrës, artistë të njohur si dhe përfaqësues nga Qarku i Shkodrë. Ishin të pranishën edhe bashkëshortja e zotit Arbnori si dhe fëmijet.
Pjetër Arbnori ishte një nga figurat më të shquara të rezistencës antikomuniste dhe të periudhës pas komunimit në Shqipëri, vdiq në Napoli të Italisë, ku kishte shkuar për t’u mjekuar, në korrik të vitit 2006, në moshen 71 vjeçare. Në vitin 1962 ai u dënua me vdekje, dënim që iu shndërrua me një burgim të gjatë 28 vjeçar në burgun famëkeq të Burrelit. Ai u lirua nga burgu në vitin 1989 dhe menjëherë u lidh me lëvizjen demokratike, që kishte nisur në Shqipëri. Pjetër Arbnori u bë një nga figurat e njohura të Partisë Demokratike, deputet i saj për pesë legjislatura si dhe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Zh.
Comments
Pjeter Arbnori ka qene
<p>Pjeter Arbnori ka qene bashkepunetor i Sigurimit. E di gjithe dynjaja. Vetem ju te ResPublica-s nuk e ditkeni</p>
Do kisha qef te te shihja ty
<p>Do kisha qef te te shihja ty o HORR 28 vjet ne burg, e pastaj te shikonim se bashpuntor i kujt do te beheshe. Pak me teper respekt per vuajtjet nuk ben dem, or delenxhi........</p>
Add new comment