Konstitucionalistët Luan Omari dhe Genti Ibrahimi: S’ka asnjë shkelje kushtetuese me foton e Presidentit

Postuar në 19 Shtator, 2013 07:39

Çështja e heqjes së portretit të Presidentit Nishani dhe vendosja e atij të Ismalil Qemalit ka hapur një debat jo të vogël, i cili po komentohet edhe në media, nëse ky veprim është kushtetues dhe ligjor apo është një trill i kryeministrit të ri, Edi Rama. Si për ta mbyllur këtë debat, në një prononcim për “Panorama” konstitucionalistët Luan Omari dhe Genti Ibrahimi thonë se nuk ka shkelje të Kushtetutës në vendimin e qeverisë Rama, për të zëvendësuar portretin e Presidentit me fotografin e Ismail Qemalit.

Sipas profesor Omarit, çështja e portretit në zyrat e shtetit është e rregulluar me VKM. “Me sa di unë, kjo çështje është zgjidhur me vendime qeverie. Me vendim qeverie është vendosur mbajtja e fotos së Presidentit Mejdani, Moisiu dhe Topi dhe Nishani, tani me vendim qeverie vendoset që të vihet foto e Ismail Qemalit. Unë nuk e kam lexuar vendimin e qeverisë. Vendimi më duket nuk thotë shprehimisht të hiqet fotoja e Presidentit Nishani, thuhet që të vihet fotoja e Ismail Qemalit”, tha ai. Edhe juristi Genti Ibrahimi shprehet se nuk ka shkelje të Kushtetutës për zëvendësimin e portretit të Presidenti, që sipas tij është çështje protokollare. “Nuk ka shkelje kushtetuese në këtë rast, sepse Kushtetuta nuk thotë asgjë për ceremonialin shtetëror, është thjesht një darkordësim i praktikës dhe i zakonit, por nuk është çështje ligjore”, tha Ibrahimi.

Zh.

Comments

Submitted by Kolla (not verified) on

<p>pse kishte ndonje dyshim se do te thoshin ndryshe keta te permendurit ne shkrim ???</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.