Ndahet nga jeta mjeshtri i kritikës letrare Marcel Reich-Ranicki

Postuar në 19 Shtator, 2013 07:02

Gjermania u pikëllua nga vdekja e Marcel Reich-Ranickit. Kritiku dhe intelektuali më i njohur në debatet letrare pas kohës së luftës, u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare pas një sëmundje të gjatë në Frankfurt mbi Main. Kjo u bë e ditur nga gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" me të cilën ai kishte punuar për dekada me radhë.

Marcel Reich-Ranicki ka lindur në Poloni në vitin 1920 dhe ishte i biri i një babai hebre dhe një nëne gjermane. Shkollimin e tij bazë deri në përfundim të shkollës së mesme e bëri në Berlin. Në vitin 1938, ai kthehet në Poloni, sepse iu refuzua e drejta për të studjuar në Universitetin e Berlinit për shkak të origjinës së tij hebreje.
Ranicki mundi t'i shpëtonte deportimit drejt kampeve të vdekjes në vitin 1943 duke u arratisur me gruan e tij Tosia, por këtë fat nuk e patën prindërit e tij dhe të bashkëshortes si dhe i vëllai, të cilët nuk mundën t'i mbijetonin Holokaustit. Më pas ai u vendos përfundimisht në Gjermaninë perëndimore në vitin 1958, ku u bë kritik letrar pranë së përditshmes gjermane "Die Zeit" nga viti 1960 deri në vitin 1973, dhe më pas pranë së përditshmes konservatore gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" nga viti 1973 deri në vitin 1998. Marcel Reich-Ranicki drejtoi gjithashtu për 13 vjet nga 1988 - 2001 një emision televiziv mjaft popullor të titulluar "Kuarteti Letrar". Në vitin 1999 botoi për lexuesit librin autobiografik “Mein Leben”, (Jeta ime) i cili u bë edhe bestseller. D.W.

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

<p>Nuk e di a e ka pare ndonjeher njeri Ranickin duke diskutuar ne TV ne kuartetin e tij literar. Po ta kishin pare atehere nuk do te shqetesoheshin shume per etike, se gjuha e tij ishte nje termet diskredidues per autore qe se meritonin as te botoheshin( Sipas tij) Gunter Grasin e ka bo lecke edhe pse ishte me cmim nobel. per Kadarene e kam degjuar vete qe ka folur mire. ne gjermani fitoj statusin e Papes si kritik per letersi dhe ishte nje orjentim kopetent qe do ti ndjehet mungesa.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.