Arkiv-Lajme

9 pikat e Braçes mbi sjelljen e opozitës (dhe një pikë për Islamin)

Postuar në 16 Shtator, 2013 09:43

Keni humbur apo s’keni pasur nerva të ndiqni maratonën 2 ditore në Parlament? Erion Braçe ka përmbledhur me 9 pika pikante sjelljen e opozitës së re në Parlamentin e ri në një postim të vetin, si më poshtë:

Edi Rama ka uruar ditën e parë të shkollës në... FB!

Postuar në 16 Shtator, 2013 09:25

Edi Rama gjendet në Bruksel për të zhvilluar takimet e para si Kryeministër, dhe kjo vizitë sigurisht nuk ia ka mundësuar të jetë i pranishëm në ditën e parë të shkollës, ndaj, me sa duket ka zgjedhur Facebook-un për t’i përshëndetur.  Ai ka nxjerrë një foto të vetën me lule në dorë në moshën fillore (shoqëruar nga e ëma ose nga gjyshja) dhe e ka shoqëruar me urimin: ““Vit të mbarë shkollor nga një ish-nxënës.”

Abetarja më e vjetër shqip... e gjetur në Prizren më 1900!

Postuar në 16 Shtator, 2013 08:29

Në ditën e parë të shkollës mediat kanë sjellë informacionin mbi abetaren më të vjetër që ne zotërojmë, të paktën 123 vjeçare.

Shkrimtari rus Erofeyev: “Stalini ka ngulitur gjenet e veta brenda nesh”

Postuar në 16 Shtator, 2013 06:58

Victor Erofeyev, 65 vjeç, është një nga romancierët më të shquar disidentë të Rusisë, me veprat e tij subversive që kthehen pas deri në epokën sovjetike. I ati ka qenë përkthyesi personal i frëngjishtes i Stalinit, ndërsa ai vetë me një shkollim francez ishte një disident i hershëm. Në një intervistë për Der Spiegel ai shpjegon se ndërsa Rusia po lundron larg demokracisë, gjëja më e keqe që Perëndimi mund të bëjë është ta izolojë atë.
Në lidhje me trashëgiminë komuniste, Erofeyev thotë:

Bie "muri". Në retorikën e vjetër, të guxoje brenda tij, "haje plumbin"

Postuar në 16 Shtator, 2013 06:31

Edi Rama vazhdon me xhestet simbolike për të treguar që gjërat po ndryshojnë, këtë radhë, duke hequr murin (me kangjella) rrethues të Kryeministrisë. Inisur nga fatos Nano dhe i përforcuar nga Berisha, rrethimi famëkeq që dikush ua vuri shqiptarëve si "kufi" brenda të cilit mund të vriten është fotografuar ndërsa prishej sot në mesditë. Gazetarët kanë fotografuar disa punëtorë që kanë nisur ta heqin.

Vetëm një ditë më parë, në mbledhjen e tij të parë, mori vendim të heqë fotot e Presidentit e t'i zëvendësojë me të Ismail Qemalit, sikurse bllokoi dhe importin e plehrave.
k.c.

Pëllumb Kulla: Rama i mundi të dy këta misionarë të zinj (për Nanon e Berishën)

Postuar në 16 Shtator, 2013 05:28

Në një dyfaqësh te Dita, Pëllumb Kulla në një shkrim të drejtuar në vetë të dytë e të konsideruar si letër e hapur, sulmon sot retorikën anti-komuniste të ish Kryeministrit Berisha që “qesharakërisht po gjëmon me vonesë”. Për Kullën, Nano dhe Berisha ishin njerëzit e caktuar nga Ramiz Alia përët udhëhequr “tranzicionin post-punist”,dhe ai thekson me kënaqësi që “Rama i mundi të dy këta misionarë të zinj”
Konkluzioni i Kullës mund të lexohet që në titull: “Mjaaaaaft! Boll!”
Shkruan Kulla:

Kush i mbipopullon shkollat? Sipas Ministrisë... prindërit!

Postuar në 16 Shtator, 2013 04:07

Sot është dita e parë e shkollës, me 643 mijë nxënës që do të nisin vitin e ri shkollor.

Por, pavarësisht gëzimit, ata do të nisin një tejtër vit plot me halle. Problemi i parë, është mësimi me turne, sidomos në Tiranë. Rreth 60% e shkollave të kryeqytetit, njofton Panorama, kanë mbingarkesë e për rrjedhojë nuk mund të përballojnë fluksin me kapacitete normale. Si në shkollat 9-vjeçare, ashtu edhe në gjimnaze, dyert do të jenë hapur deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Vota e 83-të... Pse mungoi Vangjel Dule në votimin e qeverisë?

Postuar në 16 Shtator, 2013 03:11

Mungesa e z. Vangjel Dule në votimin e qeverisë në Kuvend ka shtuar spekullimet në rrethet e gazetarëve, madje disa media raportuan se z.Dule ka bojkotuar votimin e qeverisë. (Arsyet? Me siguri të njëjtat me ato të shumë aleatëve të vegjël).

Megjithatë, Zyra e Shtypit e PBDNJ është kujdesur që të shpërndajë një deklaratë për media, ku sqaron arsye e mospjesëmarrjes së kryetarit Vangjel dule në seancën e djeshme.

Qeveria "Rama": Si ka ndryshuar salla e Kryeministrisë

Postuar në 16 Shtator, 2013 02:40

Një nga veprimet e para që mori Z. Rama bashkë me mandatin për të krijuar qeverinë ishte rimodelimi i sallës së mbledhjeve të Kryeministrisë (ndryshimi në foto). Në mbledhjen e parë të Qeverisë së re u mor vendimi që portreti i Presidentit të zëvendësohet nga Ismail Qemali në të gjtiha institucionet shtetërore.

A duhet maxhoranca ta “tolerojë” z. Berisha (si në rastin e kohës së pakufizuar të diskutimit)

Postuar në 15 Shtator, 2013 13:49

Ka qenë Mero Baze ndër të paktët e ndoshta i vetmi, që është marrë gjërësisht në editorialin e tij me faktin që z. Berisha i kanë lënë kohë të pakufizuar për të folur në maratonën 2-ditore të miratimit të programit të qeverisë. Që të miratohej kjo kohë duhej edhe konsensusi i kryetarit të grupit parlamentar të maxhorancës. Koha që iu lejua këtij deputeti të thjeshtë, tregon që për PD ai është dh emë i fuqishëm e i rëndësishëm se kreu i grupit parlamentar të kësaj partie.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme