Arkiv-Lajme

Kufiri është e djeshme, e ardhmja nuk ka kufi, unifikim deri…te Abetarja. Nga fjala e Kryeministrit Rama në Kuvendin e Kosovës

Postuar në 13 Shtator, 2013 07:46

Në mbledhjen e parë si kryeministër i Shqipërisë para deputetëve të Kuvendit, Rama foli për një rrugë të përbashkët Shqipëri-Kosovë drejt familjes europiane, por dhe fillimin e një aleance strategjike me mbledhje të përbashkëta që do të mbahen rregullisht çdo gjashtë muaj; unifikimin e abetares, por dhe realizimin e bashkimit doganor; si dhe një ofertë të njësuar turistike. Vlerësoi dhe rolin e ish kryeministrit sa i takon përfshirjes së Kosovës në projektin TAP.

Më poshtë po japim pjesë të shkëputura të fjalës së Ramës, sipas çështjeve të ngritura:

Konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha shkencore botërore: Sonda Voyager shkëputet nga sistemi ynë diellor

Postuar në 13 Shtator, 2013 05:43

Për herë të parë, një objekt fluturues i ndërtuar nga njeriu ka dalë nga sistemi ynë diellor dhe është futur në hapësirën e thellë, ndëryjore. NASA konfirmoi dje se sonda hapsinore Voyager 1, e hedhur në hapësirë në vitin 1977, është 19 miliardë kilometra nga dielli dhe ka hyrë në një mjedis të panjohur dhe të paeksploruar më parë.

NASA tha se sonda kishte dalë nga sistemi ynë diellor që vjet, por u desh gjithë kjo kohë që ky informacion të arrinte në Tokë. Shkencëtarët e NASA-s e cilësojnë këtë si një ndër arritjet më të shënuara teknologjike në historinë e shkencës.

“Zhduket” Mustafa Nano, po shkruan një libër analitik mbi gegët dhe toskët, sqaron DITA

Postuar në 13 Shtator, 2013 04:41

Është paragjykuar heshtja dhe “zhdukja” e Mustafa Nanos këta muajt e fundit nga ekrani dhe gazetat, madje edhe nga faqja e tij e njohur online, ResPublica. Por ccfarë ka ndodhur, kur ai para disa kohësh deklaroi se “humbja e Berishës do ta bënte të ndërronte profesion dhe se tani e tutje do bënte gazetarin”. “Enigmën” në këtë rast e zgjidh kryeredaktori i gazetës të DITA, Adrian Thano, i cili ka biseduar me Mustafain dhe ka sqaruar sot në gazetën e tij mungesën e disamujore të Nanos. “Asgjë nuk po ndodh. Një pushim i gjatë.

Bashkia Elbasan: "kam marrë çiften, kam dalë për gjah"

Postuar në 13 Shtator, 2013 04:14

Thonë që një shoqëri shihet sa e civilizuar është nga mënyra si sillet me kafshët. Bashkia e Elbasanit ka shpallur dje tender për vrasje qensh. Janë 4 milionë lekë të vjetra për të eleminuar 400 qenushë me pretekstin se qenkërkan të sëmurë dhe agresivë. Sipas ligjit së pari do duhej të bëhej identifikimi i qenushëve nga njësitë e qeverisjes vendore e me tej procedohet për "eleminimin" e qenushëve të sëmurë apo agresivë, nëpërmjet eutanazisë dhe sterilizimin e atyrë që janë të shendetshëm.

Skandali i fundit në mbledhjen e fundit të qeverisë, Berisha privatizon Gardën e Republikës!

Postuar në 13 Shtator, 2013 04:00

Gjithçka është zhvilluar brenda një muaji, me një shpejtësi rrufe, shkruan sot gazeta DITA për skandalin më të fundit të qeversisë Berisha, privatizimin e Gardës së Republikës, territor strategjik shtetëror dhe institucion i rëndësisë së veçantë. Procedura ka nisur në fillim të gushtit, 40 ditë pas humbjes së zgjedhjeve dhe ka përfunduar me firmën e Berishës. Operacionin e ka udhëhequr Flamur Noka dhe dokumenti që 7.5 dynym në këtë zonë i ka kaluar pronarëve, katër familjeve Përnaska, Nishku, Kazanxhi dhe Dema është firmosur nga Berisha.

Berisha anulon fjalimin në momentet e fundit në ceremoninë e rivarrimit të Azem Hajdarit. Arsyet? Emocionale, apo…!?

Postuar në 13 Shtator, 2013 03:37

Bashkia e Tiranës ishte organizatorja e ceremonisë së zhvendosjes së eshtrave të Azem Hajdarit për te Varrezat e Dëshmorëve. Në njoftimin që iu shpërnda medias nga zyra e shtypit të bashkisë thuhet se fjalën e rastit do ta mbaj edhe Profesor Doktor Sali Berisha. Në ceremoni foli Lulzim Basha dhe sipas programit duhet ta pasonte Berisha, por Berisha nuk foli dhe askush nuk dha një shpjegim pse nuk u respektua programi që vetë e kishin caktuar.

“Për Kosovë! Me emocion të posaçëm”! – ka shkruar dje Kryeministri Rama, ndërsa sot që në mëngjes ka nisur vizitën zyrtare në Prishtinë

Postuar në 13 Shtator, 2013 03:13

“Për Kosovë! Me emocion të posaçëm për vizitën e parë si kryeministër - me përgjegjësinë e madhe të fjalës para Kuvendit të Kosovës në 12.00, kështu ka shkruar dje në rrjetet sociale Tviter dhe Facebook. Ndërsa sot në ora 09.10 minuta Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur në Prishtinë nga homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, me një ceremoni shtetërore të organizuar posaçërisht.

Vizita e Kryeministrit Rama me anëtarë të kabinetit të ri qeverisës sot në Kosovë është e para pas prezantimit të Programit Qeverisës dy ditë më parë në parlament.

Profesorët Gurakuqi dhe Bakalli për fjalimin e Ramës në Parlament: Motivues, me koncepte të stilit britanik qeverisës

Postuar në 13 Shtator, 2013 01:30

Gazetari i Zërit të Amerikës Ilirjan Agolli, jo si gjithë kolegët e tjerë të tij që kanë pyetur politkanët për fjalimin plot kritika të kryeministrit Rama në Parlament, ka dashur të dijë se ç’mendojnë intelektualët e pavaruar për këtë fjalim. Ai u ka drejtuar mikrofonin për këtë dy profesorëve të njohur, Romeo Gurakuqi në Institutin e Historisë Bashkëkohore dhe Gilman Bakallit, profesor të Shkencave të Komunikimit.

Tomas Bah, në krye të “mbretërisë” Olimpike (Komitetit Olimpik Nërkombëtar)

Postuar në 13 Shtator, 2013 01:25

Zgjedhja e Tomas Bahut në krye të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar është kurorëzimi i një karriere të ndërtuar me shumë mund. “Uf” lëshoi ai me nofullat e mbërthyera nga nervozizmi në hollin e hotelit Hillton në Buenos Aires, kur mori vesh lajmin. Faktet tregojnë se deri në Buenos Aires nuk kishte humbur në asnjë zgjedhje si funksionar sportiv, dhe kjo nuk do të ndryshonte as në kryeqytetin argjentinas.

Rrezikohen vizat për në Europë, Ballkani Perëndimor para një dënimi kolektiv!...

Postuar në 13 Shtator, 2013 01:22

Parlamenti Evropian miratoi dje (12.09.2013) mekanizmin për pezullimin e regjimit pa viza, që do të thotë, sipas zërave, se bëhet fjalë për një dënim kolektiv për Ballkanin Perëndimor. Fluksi i madh i të ashtuquajturve "azil-kërkues të rremë" nga vendet e Ballkanit Perëndimor është një arsye, pse disa vende anëtare të BE kanë këmbëngulur që ky mekanizëm të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme