Arkiv-Lajme

Dash Shehi: opozita ka kualitete. Protestat në rrugë, normale. Braktisja e sallës, “improvizim”

Postuar në 14 Shtator, 2013 03:31

Dashamir Shehi, Kryetar i LZhK, tashmë deputet (në listën e PD) është shprehur skeptik për programin e qeverisës me një argument të vetëm: nuk ka një faturë financiare.

“Ky program qeverisës për mendimin tim është i parealizueshëm. Do të na pëlqente që të ishte i realizueshëm, por për fat të keq nuk jepet asnjë element bazë që ta bëjë atë të tillë. Kështu nuk ka asnjë lloj fature financiare, nuk ka burimet financiare mbi të cilat do mbështetej realizimi i tij, por dhe nuk është as fuqia ekonomike që ta mbështesë këtë program qeverisës.”

PD, “skenar” për të penguar vizitën e Ramës të hënën në Bruksel?

Postuar në 14 Shtator, 2013 02:46

Sipas Shqiptarja.com strategjia e PD-së sot në debatin për programin qeverisës është që... të pengojë Ramën të hënën të shkojë në Bruksel!! Rama duhet të shkojë atje si kreu i ri i qeverisë dhe pritet që të takojë krerët më të lartë të Parlamentit Europian, dhe jo vetëm. Ndaj demokratët do të përpiqen ta shtyjnë sa më shumë afatin e miratimit. PD nuk ka depozituar asnjë pyetje për programin, por, sipas burimeve brenda saj, të gjithë deputetët do flasin, madje duke shfrytëzuar kohën maksimale prej 20 minutash, me qëllim zgjatjen dhe shtyrjen e seancës.  

Një Volkswagen Touareg për “nevojat e emergjente” të deputetit Berisha…për të bërë pazar!

Postuar në 13 Shtator, 2013 15:43

Edhe pse qeveria e re është dekretuar nga Presidenti dhe po paraqet programin, opozita e re nuk është duke shfletuar programin, por duke kërkuar çfarë ka mbetur ende pa rrëmbyer në zyrat e shtetit.

Thaçi “ndreq gabimin”: Nëqoftëse Erdoganin e kam një herë, Ramën e kam dy herë vëlla!

Postuar në 13 Shtator, 2013 14:08

Pas raportimeve në media se gjatë konferencës për shtyp kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur Ramën mik, por jo vëlla, siç ka vepruar me kryeministrin turk, Erdogan, ka reaguar vetë Thaçi.

Gjatë drekës së punës, Thaçi ka thënë se e ka Ramën vëlla dy herë. “Nëse Erdoganin e kam vëlla, atëherë Ramën e kam dy herë vëlla,” tha Thaçi.

Në deklaratën e paradites Thaçi i bishtnoi përgjigjes së gazetarit pse e quajti Ramën mik dhe jo vëlla, por “e ka ndrequr gabimin” mbasdite.

Rama, siç thotë populli, ua “ka lënë në derë” krerëve të LDK-së, bën homazhe pranë varrit të ish-presidentit Rugova

Postuar në 13 Shtator, 2013 13:49

Duket se drejtuesit e LDK-së u treguan të shpejtuar dhe të emocionuar me deklaratat e mëngjesit të sotëm, madje ata “ngatërruan” edhe politikën shqiptare (deklaratat e Berishës dhe Topallit në Facebook), se Rama nuk ka përmendur Ibrahim Rugovën në fjalimin e tij. Pa u emocionuar Rama nuk komentoi në lidhje me ato që ka reaguar LDK-ja. “Nuk do injoroj të bëjë komente të tilla”, tha ai.

Ndërsa pas homazheve mbi memorialin e Ibrahim Rugovës, Rama ka thënë:

Përmendja e emrit të Qosjes dhe mungesa e emrit të Rugovës në fjalimin e Ramës irriton deputetët e LDK-së

Postuar në 13 Shtator, 2013 10:57

Shumica e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë bojkotuar fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjatë adresimit në Kuvend citoi edhe Rexhep Qosjen. Përccarës e ka quajtur fjalimin e Ramës deputeti i LDK-së, Arben Gashi për Gazetën Express. Gashi ka thënë se Edi Rama bashkë me të majtët në Kosovë dhe Shqipëri vazhdojnë të kenë urrejtje të pashërueshme ndaj emrit të Ibrahim Rugovës. Sidoqoftë, Gashi ka thënë se citimi i fjalëve të Rexhep Qosjes është normale për Edi Ramën, i cili vazhdon të ndjek politikën majtiste-komuniste.

Mark Marku: PD ose duhet të vazhdojë me Berishën deri sa të shkrihet, ose duhet të shkëputet prej tij dhe të transformohet në një forcë të re

Postuar në 13 Shtator, 2013 10:48

Ish-deputeti demokrat, Marku Marku, në një analizë për “Panoramën”, shprehet se bojkoti i fjalimit të Ramës nga ana e demokratëve më shumë ishte një bojkot ndaj Bashës, se sa ndaj kryeministrit të ri. Sipas Markut, kjo tregoi se kush e udhëheq realisht PD-në.

‘Sali’ Protopapa: Berisha politikan i falimentuar, Rama s’ma mbush syrin

Postuar në 13 Shtator, 2013 10:36

Sejfi Protopapa njihet nga shumë shqiptarë si Sali Protopapa i filmit “I Teti në Bronz”. Në fakt, ai është bash e kundërta e atij personazhi filmi. Në një intervistë me Fatos Velun (botuar me pjesë gjatë kësaj jave në “Gazetën Shqiptare), Protopapa ka shpieguar se vërtet ka qenë një komandant çete i Ballit Kombëtar, si dhe zv-kryeredaktor i gazetës balliste “Flamuri”, por personalisht ka arrestuar në emër të Ballit Kombëtar një komandat çete balliste (Dake Cukalatin), i cili bënte pikërisht ato gjëra që i janë veshur atij vetë në filmin e sipërparmendur.

Thaçi e quan mik dhe jo vëlla Ramën; Rama në një lojë fjalësh: Thaçin e kam mik e vëlla dhe vëllai i Thaçit (Erdogan) është vëllai im!...

Postuar në 13 Shtator, 2013 10:14

Në pyetjen e gazetarit për Thaçin se kryeministrin e Shqipërisë e quajti mik, ndërsa kryeministrin turk Erdogan e quajti vëlla, u përgjigj vetë Rama, duke thënë se Thaçin e ka mik e vëlla, prandaj edhe vëllai i Thaçit (Erdogani) është edhe vëlla i im, tha duke u qeshur Edi Rama. Ndërsa Thaçi i bishtnoi përgjigjes në këtë pyetje, shkruan Zëri i Kosovës, duke folur për miqësinë e hershme ndërmjet tij e Ramës dhe  duke mos quajtur atë miqësi ideologjike, por miqësi bashkëpunimi për shqiptarët.

Ndryshime në simbolikën kushtetuese dhe në interieret e brendshme të selisë së Kryeministrisë

Postuar në 13 Shtator, 2013 09:31

Ndryshimi i parë që do të prezantohet menjëherë pas marrjes së detyrës nga kryeministri i ri i vendit Edi Rama do të jetë pamja e sallës së mbledhjeve të këshillit të Ministrave, por dhe e logos që do të vendoset në këto salla. Kreu i ri i qeverisë, Edi Rama ka vendosur ta heqë logon që kishte vendosur paraardhësi i tij Sali Berisha, e cila kishte shqiponjën të verdhë me sfond të kuq, për të vendosur logon e re me shqiponjën e zezë, të vendosur mbi një sfond të kuq.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme