Thaçi “ndreq gabimin”: Nëqoftëse Erdoganin e kam një herë, Ramën e kam dy herë vëlla!

Pas raportimeve në media se gjatë konferencës për shtyp kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur Ramën mik, por jo vëlla, siç ka vepruar me kryeministrin turk, Erdogan, ka reaguar vetë Thaçi.
Gjatë drekës së punës, Thaçi ka thënë se e ka Ramën vëlla dy herë. “Nëse Erdoganin e kam vëlla, atëherë Ramën e kam dy herë vëlla,” tha Thaçi.
Në deklaratën e paradites Thaçi i bishtnoi përgjigjes së gazetarit pse e quajti Ramën mik dhe jo vëlla, por “e ka ndrequr gabimin” mbasdite.
Në vazhdim Thaçi theksoi se ka besim të plotë se qeveria Rama do të luajë rol të veçantë në shtimin e njohjeve për shtetin e Kosovës.
Zh
Comments
fjalor taverne,gjetje
<p>fjalor taverne,gjetje byrazeresh,politike katundi.Nuk çane gishtat te behen vellame?</p>
Nuk e kuptoj se pse keto
<p>Nuk e kuptoj se pse keto demek shqiptar e quejne vehten vlla me Erdoganin, i cili burgose gazetart, i cili denon dhe persekuton intelektualt filoeuropian per te drejtat e njeriut, i cili shtype me dhunen policora demostratat paqifike te popullit te Stambollit, qe mohon gjenocidin armen, qe shtype minorancen kurde, qe furrnizon forcat nderluftuese ne Siri me gaz helmues, qe organizon nepermjet qeverise se Kosoves dhe kryeimamit Naim Terrnava nizamet arnaut per ne Siri, qe mohon pushtimin turk-osman te shqiptarve, qe gìhjedh poshte politiken perparimtare te Qemal Ataturkut, qe ka rivenose ne Turqi sistemin sheriatik te kundert me parimin e te drejtave universale te njeriut etj !!!!</p>
Add new comment