Kufiri është e djeshme, e ardhmja nuk ka kufi, unifikim deri…te Abetarja. Nga fjala e Kryeministrit Rama në Kuvendin e Kosovës

Postuar në 13 Shtator, 2013 07:46

Në mbledhjen e parë si kryeministër i Shqipërisë para deputetëve të Kuvendit, Rama foli për një rrugë të përbashkët Shqipëri-Kosovë drejt familjes europiane, por dhe fillimin e një aleance strategjike me mbledhje të përbashkëta që do të mbahen rregullisht çdo gjashtë muaj; unifikimin e abetares, por dhe realizimin e bashkimit doganor; si dhe një ofertë të njësuar turistike. Vlerësoi dhe rolin e ish kryeministrit sa i takon përfshirjes së Kosovës në projektin TAP.

Më poshtë po japim pjesë të shkëputura të fjalës së Ramës, sipas çështjeve të ngritura:

Rruga e bashkuar drejt BE, s'ka kufi e ardhmja

” Nuk jam këtu për vazhdimin e retorikës ndaj shtetit am, por fillimin e një aleance strategjike themelore mes të barabartësh. Me sytë e të sotmes kufirin mes shteteve tona nuk e shoh si sfidë por si një hapësirë lirie. Kufiri është e djeshme, e ardhmja nuk ka kufi dhe që e djeshma të mos kushtëzojë të ardhmen, ka vetëm një gjë për të bërë me vijën e padukshme të mos e shohim. Dhe ato që bëjnë retorikën nacionaliste të mos i dëgjojmë. Mezi pres mbledhjen e përbashkët për miratimin e strategjisë që do të zhvillohet në Prizren.”

TAP, vlerësoj lobimin e Berishës për përfshirjen e Kosovës

“Ta konceptojmë zhvillimin tonë energjitike si siguri për hapësirën shqiptare. Nuk do isha i drejtë po të mos përmendja punën e mirë të paraardhësit tim Berishës për lobingun e projektit TAP por këtë do e sjellim deri në Kosovë.".

Të unifikojmë sistemin arsimor

"Duhet të unifikojmë sistemin arsimor, pasi skeçi i çdo shtatori që publikohej abetarja e përbashkët, do ja lejë vendin bashkëpunimit për arsimin”

Bashkim doganor

”Më lejoni ta them që do i japim fund patatefobisë në rajon që ka shkaktuar luftëra doganore në kufi. Të nxisim rritjen e prodhimit bujqësor. Janë plot rastet e mallrave të kësaj ane që kanë kaliuar matanë. Jemoi të gatshëm të realizojmë bashkimin doganor. E di që nuk është e lehtë, por të ngrejmë një grup të përbashkët me qëllim që t’i japin një përmasë të madhe biznesit shqiptar në të gjithë hapësirën shqiptare.”

Ofertë të njesuar turistike

“Ti japim turizimit një hapësirë mbarë shqiptare, dhe të mos harrojmë ofertat e njësuara turistike me Kosovën. “

Traktate të njësuara me fqinjët

“Përpara luftës në kohën e një mbreti që nuk bëri punë të mira, se nuk shkon të përmendet emri i vrasësit në shtëpinë të të vrarit. Është jetike të mos zgjatim kohën e vjetër, por ta bëjmë realitet traktatin e miqësisë Shqipëri-Kosovë e cila e vendos Kosovën bashkë me Shqipërinë në qendrën e trekëndëshit mes Tiranës- Italisë- Greqisë. Një hapësirë shqiptare të fuqizuar, jo të shkëputur nga rajoni por afat gjatë për integrimin dhe në partnerit me partnerin tonë strategjitk, SHBA”

Përafrim të legjislacionit

”Përafrimin e legjislacionit mes dy vendeve, atë tregtar dhe të integrimit në BE. ... Duhet të forcojmë bashkëpunimin rajonal me emërtimi Europa 2020. Ministritë e Jashtme do të marrin një rol të përbashkët, pasi në europë dhe më tej diskutohet për kulturën qyetetare europine.”

Kalendar të përbashkët kulturor

"Ndjehem mrekullisht mirë për njerëzit tanë, kur shoh që talentet shqiptare të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë i kanë kaluar kufinjtë kombëtar duke na sfiduar neve politikanët. I paharrueshëm për mua rrëfimi i një prindi në Preshevë, që thoshte se kur shihja Portokallinë nuk e kuptoja, dhe ishte fëmija im 10 vjeç që më shpjegonte se çfarë ndodhte. Mbresëlënës Doku Festi në Prizren, që të më falni por sivjet e mora vesh që ekziston. Na duhet kalendari i përbashkët kulturor vjetor duke u bërë mbështetës të protagonistëve. "

Projekte të përbashkëta për sportin

"Si mund ta lëmë jashtë sportin. Si një fushë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë. Duhet të bëhen projekte të përbashkëta që të vihen jetë menjëherë. Nëse flasim për sistem të unifikuar arsimor, të organizojmë kampionate të përbashkëta, në futboll, edhe basketboll."

Akademi të përbashkët shkencore

”Akademia e rrënuar e Shkencave në Shqipëri është në gjendje të rëndë. Nga këtu u bëj thirrje të gjithëve që të ngrejmë një Institut Shqiptar të Shkencës, me mbështetje të plotë të dy qeverive që historinë ta shkruajnë historianët dhe jo politikanët, siç ka ndodhur. Sigurisht bashkëpuni ynë në fushën e kulturës dhe dijes, do të ngelte gjysmak pa gjuhën shqipe. Seminari për gjuhën në Prishtinë ishte një aktivitet për t’u lavdëruar. Në organizmin e gjuhës tonë kanë hyrë dhe po shkojnë drejt kockës fenomene të rrezikshme. Ne veç mund dhe duhet të mbështesim njerëzit e dijes. Nuk ka vetëm tinguj shqip në trojet tona sidomos në Kosovq. I kanë bërë shqiptarët të vetëdijshëm për të drejtat e pakicave.

Të mbrojmë shqiptarët nga diskriminimi

” Të mbrojmë bashkëkombësit tanë në trojet përreth që përballen me diskriminim. Kushtetuta e Kosovës, përbën një model të avancuar të mbrojtjes së pakicave, sidomos të serbëve që trajtohen si pakicë kushtetuese. Kjo i bën nderë Kosovës dhe shqiptarëve të rinj. Nuk është kënaqësi që të shikojmë se të tjerët janë larg Kosovës dhe në duhet t'i kërkojmë me forcë që të zbatojnë. Lugina e Preshevës prek kufirin e tre shteteve. Pse të mos bëhen të drejta e shqiptarevë në Preshevë dhe të serbëve në veri lajtmotivi i epokës së re në rajon që kur Kosova firmosi marrëveshje me Serbinë, duke krijuar besim reciprok, dhe askund më mirë se në Veriun e Kosovës dhe Preshevë kjo gjë duket më mirë.

Do bëjmë një politikë shumë e qartë për të drejtat e shqiptarë të në rajon. Parësore janë shqiptarë në Maqedoni. Jo vetëm për numrin e madh të shqiptarëve por duhet të jemi pranë shqiptarëve në rajon pa i numëruar sa janë ato. Mbarëvajtja e Maqedonisë e ka bazën mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por jemi të shqetësuar pasi nuk respektohen marrëveshjet e nëshkruara.

Në nëntor në Vlorë, në një forum të përbashkët

Si hap të parë konkret ju ftoj që këtë vit të parë të shekullit të dytë të mblidhemi në nëntor në Vlorë për të krijuar një forum të përbashkët. Si hap të parë konkret ju ftoj që këtë vit të parë të shekullit të dytë të mblidhemi në nëntor në Vlorë për të krijuar një forum të përbashkët, përbën mundësinë kolosale për të kaluar kufinjtë. Të nesërmen e gjeneratës shqiptarëve që i kanë sytë nga ne. Vetëm bashkarisht mund ta bëjmë si përpjekja shqipe shekullore. Ka një vij kufitare mes nesh që ne do ta respektojmë

Fundi i fjalimit: I Juaji me besë!

”E nderuar zonja Presidente, kryetar i Kuvend, kryeministër! Ju faleminderit për ftesën dhe me emocionin e papërshkrueshëm të qenit sot si kryeministër i Shqipërisë para jush të them ashtu siç e tha Faik Konica në fund të një takimi me shqiptarët në vitin 1921 “Mbetem i juaji me besë”! Ju faleminderit!”

Zh.

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

Fjalim me retorik dhe me emocione por kam frike se pa politike de diplomaci brenda.

Mbushur me deklarata dhe duket se edhe me folklorizin "o sa mire me qene shqiptar". Por mbase e kam gabim se pjese te shkeputura te fjalimit mund te lexohen jashte kontekstit dhe eshte kollaj te keqkuptohen.

Submitted by Tani Babaxhani (not verified) on

Obobo si e ka ulur koken mustaqemiu i Kuvendit te Kosoves, miku i Sali Berishes, studjonjesi i patalentuar Sabriu i Hamiterve, njeriu me oportunist qe ka pare ai Kuvend.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Zotni Kryeminister Edi Rama ke harrue nji diçka me shume randesi ne fjalimin e mbajtun rreth programit te qeverise shqiptare, ke harrue edhe Bashkimin ne fushen e korrupsionit ne te dy vendet.

Sidoqofte nji hap te madhe ka ba kuvendi shqiptar tue vue si kryetar shokun Ilir Meta. Sidoqofte ky emnim asht shume shpresedhanes ne drejtimin e perparimit te korrupsionit ne trojet shqiptare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.