Përmendja e emrit të Qosjes dhe mungesa e emrit të Rugovës në fjalimin e Ramës irriton deputetët e LDK-së

Postuar në 13 Shtator, 2013 10:57

Shumica e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë bojkotuar fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjatë adresimit në Kuvend citoi edhe Rexhep Qosjen. Përccarës e ka quajtur fjalimin e Ramës deputeti i LDK-së, Arben Gashi për Gazetën Express. Gashi ka thënë se Edi Rama bashkë me të majtët në Kosovë dhe Shqipëri vazhdojnë të kenë urrejtje të pashërueshme ndaj emrit të Ibrahim Rugovës. Sidoqoftë, Gashi ka thënë se citimi i fjalëve të Rexhep Qosjes është normale për Edi Ramën, i cili vazhdon të ndjek politikën majtiste-komuniste.

Edhe Shefi i Grupit Parlamentar, të LDK-së, Ismet Beqiri e ka dënuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama, pasi ai askund nuk e ka përmendur ish-Presidentin Rugova gjatë fjalimit në Kuvend.

 Përmendja e emrit të Qosjes dhe jo edhe të Rugovës ka ndikuar që deputetët e LDK-së të mos qëndrojnë deri në fund për të dëgjuar fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë.

Zh.

Comments

Submitted by timi (not verified) on

<p>Ku do t&#39;a tregojne injorancen keto...ja keshtu...pas 20 e ca vjetesh nje kryeminister shqiptar, kryeminister i vertete sepse fitoi paster dhe thelle vjen ne kosove me projekte konkrete e hapa te jashtezakonshem ne afrimin e dy vendeve ne nje menyre te paimagjimueshme (krimineli berisha nuk e beri kete per 20 e ca vjet apo jo)...dhe injorantet e LDK dalin nga salla. dhe per ironi e &quot;dhjerje&quot; te menjehereshme Rama ben homazhe ne varrin e Rugoves....duke i kushtuar respekt e nderim te vecante atij ne axhenden e tij te vizites ne Kosove....po tani o truthare te LDK a keni surrat me.</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Dhe thoni qe te bashkohen Kosova me Shqipnine. Prralla me mbret (pa permende ekstremistat islamike kosovar).</p>

Submitted by Ganj (not verified) on

<p>Do bashkohen &nbsp;Shqiperia e Kosova, edhe pse ekstremistet pseudo-katolike si ti nuk duan&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Epo, edhe ata shqipare jane... Bile i duan shume SB dhe PD.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.