Arkiv-Lajme

Mero Baze tregon një “detaj personal që lidhet me Kastriot Islamin dhe Azem Hajdarin javën e fundit të jetës së tij”

Postuar në 12 Shtator, 2013 16:47

“Kam një detaj personal, që lidhet me Azem Hajdarin javën e fundit të jetës së tij. Po e tregoj se ka të bëjë me Kastriot Islamin. Azemi ishte thirrur nga Blendi Fevziu në një emision “E diela debat” në TVSH, për ngjarjet e vitit 1997. Azemi, i cili donte me çdo kusht të rehabilitohej në PD dhe të ndalte armiqësinë e Berishës ndaj tij, donte doemos të shfaqej atje si një njeri me shumë informacion për çfarë kishte ndodhur. Më thirri ta ndihmoja me çfarë faktesh kisha për trazirat.

Jetojmë në një qytet të frikshëm

Postuar në 12 Shtator, 2013 13:23

Brenda pak ditësh Tirana është tronditur nga tre shpërthime. Fillimisht ishte një biznesmen ndërtimesh, më pas një emigrant dhe portalet online sapo kanë raportuar se është hedhur në erë makina e shefit të komisariatit nr.1 në Tiranë, Artur Hyka. Po sot u raportua se në një kazino, u tentua që të vritej me armë zjarri një drejtues lokal i CEZ-it. Krimi duket krejtësisht jashtë kontrollit ndërkohë që stina politike ka rinisur me tension. a.n.

 

Karikatura nga M.Belortaja

Nuk ka kurrfarë autoriteti. Berisha e tregoi në Kuvend kush i merr vendimet - thotë Marku për Bashën

Postuar në 12 Shtator, 2013 12:14

“Nuk ka fuqi të bëjë opozitë deri sa të ketë kontroll të plotë brenda strukturave të PD-së. Është lideri që ka legjitimitetin më të madh se gjithë liderët e tjerë por ka pushtetin më të vogël. Në gjykimin tim nuk ka kurrfarë autoriteti” – thotë Mark Marku në një intervistë për televizionin News 24. E ka fjalën për Lulzim Bashën.

Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare arrin në 5.4 miliardë euro

Postuar në 12 Shtator, 2013 11:49

Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare në fund të tremujorit të dytë arriti në afërsisht 5.4 miliardë euro. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit borxhi njohu një rritje me afërisht 0.7 për qind, ndërsa që nga fundi i vitit 2012 borxhi i jashtëm i ekonomisë është rritur me afërsisht 2 për qind. Duket se gjatë këtij viti efektin kryesor në rritjen e borxhit të jashtëm të ekonomisë e ka dhënë pikërisht sektorit publik.

Meta i bën thirrje Berishës të ketë "durim dhe vetëpërmbajtje" në Parlament

Postuar në 12 Shtator, 2013 08:59

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka theksuar në një intervistë për televizionin TCH se opozita e re nuk duhet te zgjedhe si rruge te saj bojkotin parlamentar, siç bëri në seancën e fundit.

Hajdari në '92: Berisha, regjisori i sulmeve ndaj meje. Unë di dhe njeriu që di duhet të zhduket

Postuar në 12 Shtator, 2013 07:19

Në shtator të vitit 1992. Hajdari akuzohet se ka goditur me shpullë përgjegjësin e administratës së Partisë Demokratike, zotin Sotir Qirjaqi. I hiqet imuniteti. Në sallë e mbrojnë të majtët dhe e sulmon "partia e tij". Procesverbali i asaj seance, botuar sot nga e perditshmja DITA ka edhe fjalën e plotë të Hajdarit, i cili ndër të tjkera thotë: "Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature” dhe shton për Berishën dhe të vetët:

Vizita e parë si kryeministër, Rama e nis me Kosovën

Postuar në 12 Shtator, 2013 06:16

Kryeministri i ri, Edi Rama, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Kosovë. Rama ka zgjedhur pikërisht Kosovën si shtetin e parë në të cilin zhvillon një vizitë zyrtare pas marrjes së detyrës si kryetar i qeverisë. Mësohet se Rama do të shoqërohet nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë gjatë qëndrimit në Prishtinë. Ai pritet të takohet me homologun Thaçi dhe krerë të tjerë të politikës dhe shtetit të Kosovës.

Pak ditë më parë, kryeministri Thaçi ka vizituar Tiranën, ku ka zhvilluar takime me Ramën, Metën, Berishën dhe Bashën.

Prefektura e Tiranës, ikën Keltis Kruja, zëvendësohet nga Aljona Mansaku

Postuar në 12 Shtator, 2013 05:34

Pas largimit të prefektit të Tiranës, Kletis Kruja, i cili mori mandatin e deputetit, ish-kryeministri Berisha ka emëruar në këtë post Aljona Mansakun.

Vendimi për emërimin e Mansakut është marrë në datën 29 gusht dhe ka hyrë në fuqi menjëherë, ndërkohë që ditën e djeshme është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare.

Putin, letër në New York Times: Kujdes me Sirinë

Postuar në 12 Shtator, 2013 04:10

Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka bërë një apel të drejtpërdrejtë e personal qytetarëve amerikanë në lidhje me krizën në Siri me një opinion në gazetën New York Times. Shkrimi i Putin vjen pak përpara se SHBA dhe Rusia të mbajnë diskutime në Gjenevë në lidhje me çështjen e armëve kimike në Siri. Sipas BBC, Putin ka paralajmëruar se një sulm ndaj Sirisë do të çlirojë një valë të re terrorizmi. Në shkrim, Putin thotë se miliona njerëz e shohin SHBA jo si një model të demokracisë, por si një vend që mbështetet tek forca brutale.

Ministrat e një prej censuruesve më të ashpër të internetit në botë hapin faqe FB

Postuar në 12 Shtator, 2013 03:49

Mohammad Javad Zarif, ministër i Punëve të Jashtme të Iranit, ishte i pari. Në gusht, pasi faqja e tij në Facebook u aktivizua, Zarif  bëri të ditur se ajo përditësohej nga ai dhe fëmijët e tij. Zarif arriti të grumbullonte për pak kohë 160,000 “pëlqime” dhe u bë i njohur në shaka si “ministri Facebookut”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme