Meta i bën thirrje Berishës të ketë "durim dhe vetëpërmbajtje" në Parlament

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka theksuar në një intervistë për televizionin TCH se opozita e re nuk duhet te zgjedhe si rruge te saj bojkotin parlamentar, siç bëri në seancën e fundit.
"Dua të besoj se opozita e re do të qëndrojë larg frymës së bojkotit përmes pjesëmarrjes së saj. Natyrisht që parlamentarizmi kërkon edhe durim, kërkon edhe vetëpërmbajtje, sigurisht që nuk mund t'i shkrijmë partitë apo Qeverinë edhe opozitën, sepse i shohim edhe çështjet nga dy këndvështrime të ndryshme, por duhet të kemi durim për të dëgjuar konsideratat politike të secilit, pavarësisht edhe kur nuk na pëlqejnë, sepse mendoj se në këtë mënyrë do ta çojmë përpara parlamentarizmin dhe do të uroja që të gjithë të përqendrohen në atë që duhet bërë dhe në atë që duhet bërë më mirë, në mënyrë që ne vërtetë të arrijmë një parlamentarizëm të standardeve më të zhvilluara europiane siç e meritojnë qytetarët dhe votuesit tanë", tha Meta. - a.n.
Video:
Comments
Deklaratat sot dhe fotot e
<p>Deklaratat sot dhe fotot e vitit 2006 jane shume domethenese...! Me pas do ta degjojme duke denuar ashper korrupsionin dhe abuzimin me postet ne qeverine e kaluar dhe do te jape garanci se ne qeverine e re nuk do te kete asnje nga fenomenet e kaluara...! Dhe pas tij do hidhen militantet e pushtetit me fanatizem duke na kujtuar se sa keq kemi qene me pare..! Duket ky qenka edhe zanati i politikaneve..! Por te pakten diku jashte(p.r.sh ne Hungari me kujtohet ish kryeminstri Ferenc Gyurcsany) kur zbulohen japin doreheqje dhe i shmangen politikes kurse tek ne vetem forcohen...aq sa edhe te admirohen...</p>
Me Ilir Meten si kryetar
<p>Me Ilir Meten si kryetar Parlamenti shqiptar ka arritur standarde te larta. Kushedi se çfare te papriturash na ruan e ardhmja, pse ka edhe me keq se kaq.</p>
Add new comment