Mero Baze tregon një “detaj personal që lidhet me Kastriot Islamin dhe Azem Hajdarin javën e fundit të jetës së tij”

“Kam një detaj personal, që lidhet me Azem Hajdarin javën e fundit të jetës së tij. Po e tregoj se ka të bëjë me Kastriot Islamin. Azemi ishte thirrur nga Blendi Fevziu në një emision “E diela debat” në TVSH, për ngjarjet e vitit 1997. Azemi, i cili donte me çdo kusht të rehabilitohej në PD dhe të ndalte armiqësinë e Berishës ndaj tij, donte doemos të shfaqej atje si një njeri me shumë informacion për çfarë kishte ndodhur. Më thirri ta ndihmoja me çfarë faktesh kisha për trazirat. Donte kaseta video, audio dhe gjithçka çfarë mund të gjendeshin” – shkruante mbrëmë Mero Baze në editorialin e tij në Tema Online.
Dhe më pas tregon një histori për të cilën thotë se “nuk do ta shkruaja kurrë, por pashë në tavolinën kryesore të përkujtimores së sotme për Azemin Kastriot Islamin, Lirinë dhe Saliun…”. Ata që janë kurioz për këtë histori mund ta lexojnë në: http://www.gazetatema.net/web/2013/09/12/nje-histori-me-isla...
Baze e mbyll me: "Më fal Azem që sot nuk të mbroj dot!" a.n.
Add new comment