Prefektura e Tiranës, ikën Keltis Kruja, zëvendësohet nga Aljona Mansaku

Pas largimit të prefektit të Tiranës, Kletis Kruja, i cili mori mandatin e deputetit, ish-kryeministri Berisha ka emëruar në këtë post Aljona Mansakun.
Vendimi për emërimin e Mansakut është marrë në datën 29 gusht dhe ka hyrë në fuqi menjëherë, ndërkohë që ditën e djeshme është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare.
“Në mbështetje të nenit 114 të Kushtetutës dhe të nenit 4 të ligjit nr. 8927, datë 25.7.2002 ‘Për prefektin’, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: Znj. Aljona Mansaku emërohet prefekte e qarkut Tiranë”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Këshillit të Ministrave. Më herët Mansaku ka mbajtur postin e sekretares së përgjithshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë që ka dhënë dorëheqjen dy muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Megjithatë, detyra e saj e re nuk do të jetë për një kohë shumë të gjatë, për shkak se qeveria e re pritet të bëjë edhe emërimet e reja për postin e prefektit.
Comments
Urime Aljones, nje tironce, e
<p>Urime Aljones, nje tironce, e ndershme dhe femer, pavaresisht se do te zgjase pak!</p>
Add new comment