Vizita e parë si kryeministër, Rama e nis me Kosovën

Kryeministri i ri, Edi Rama, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Kosovë. Rama ka zgjedhur pikërisht Kosovën si shtetin e parë në të cilin zhvillon një vizitë zyrtare pas marrjes së detyrës si kryetar i qeverisë. Mësohet se Rama do të shoqërohet nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë gjatë qëndrimit në Prishtinë. Ai pritet të takohet me homologun Thaçi dhe krerë të tjerë të politikës dhe shtetit të Kosovës.
Pak ditë më parë, kryeministri Thaçi ka vizituar Tiranën, ku ka zhvilluar takime me Ramën, Metën, Berishën dhe Bashën.
Gjatë takimit me kryetarin e qeverisë së re, Rama, ky i fundit shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim akoma më intensiv mes dy vendeve.
“Të fillojmë menjëherë përgatitjen e një takimi dypalësh, të përbashkët mes dy qeverive, që ne do ta kthejmë në një institucion, për t’i dhënë një shtytje të fortë bashkëpunimit mes nesh, në të gjitha ato fusha që bashkarisht i kemi identifikuar”.
“Kemi rënë dakord, që gjatë muajit nëntor të mbajmë edhe mbledhjen e parë të dy kabineteve qeveritare, të Shqipërisë dhe të Kosovës, në Prizren. Gjithashtu të angazhohemi edhe për festimet e 101-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”, deklaroi Thaçi.
Comments
Te lumte Rama, Nje levizje

Te lumte Rama,

Nje levizje jashtezakonisht e vyer. Rama ishte aq i zgjuar sa takimet me perendimin i beri si "kryeminister i zgjedhur" dhe takimin e pare zyrtar si "kryeminister ne detyre" e ben tek vellezrit tane. Well thought!!!!

Shpresoj qe me Kosoven te vendosen piketa per nje treg te perbashket ekonomik, arsimor, te ligjit tregetar dhe ne fusha te tjera.

- Duhet te hiqen sa me pare te gjitha barrierat per prodhimin e Shqiperise ne Kosove dhe anasjalltas. Pra kur prodhimi ka nje "certifikate origjine" nga te dyja vendet, tarifa doganore te jete "zero". Per pjesen tjeter, te importeve nga vende te tjera... duhet pare.

- Tregu arsimor dhe kurrikulat mund te njesohen. (te pakten per edukimin fillor dhe te mesem)

- Ligji tregetar mund te njesohet

Ne duhet te krijojme sa me shpejt nje treg te perbashket ekonomik. Kjo eshte rruga qe do te na nxjerre nga mizerja. Nuk mund te vohohemi asnje dite me shume.

Add new comment