Putin, letër në New York Times: Kujdes me Sirinë

Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka bërë një apel të drejtpërdrejtë e personal qytetarëve amerikanë në lidhje me krizën në Siri me një opinion në gazetën New York Times. Shkrimi i Putin vjen pak përpara se SHBA dhe Rusia të mbajnë diskutime në Gjenevë në lidhje me çështjen e armëve kimike në Siri. Sipas BBC, Putin ka paralajmëruar se një sulm ndaj Sirisë do të çlirojë një valë të re terrorizmi. Në shkrim, Putin thotë se miliona njerëz e shohin SHBA jo si një model të demokracisë, por si një vend që mbështetet tek forca brutale. Sipas tij Rusia nuk po mbron qeverinë siriane, por ligjin ndërkombëtar.
Ai theksoi sërish se sulmet me gaz të 21 gushtit mund të jenë kryer nga forcat e opozitës për të provokuar një ndërhyrje nga padronët e fuqishëm ndërkombëtarë, madje paralajmëroi se ka raportime se militantët po përgatisin edhe një sulm ndaj Izraelit. a.n.
Add new comment