Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare arrin në 5.4 miliardë euro

Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare në fund të tremujorit të dytë arriti në afërsisht 5.4 miliardë euro. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit borxhi njohu një rritje me afërisht 0.7 për qind, ndërsa që nga fundi i vitit 2012 borxhi i jashtëm i ekonomisë është rritur me afërsisht 2 për qind. Duket se gjatë këtij viti efektin kryesor në rritjen e borxhit të jashtëm të ekonomisë e ka dhënë pikërisht sektorit publik.
Në fund të Qershorit, vlera e borxhit të jashtëm të qeverisë arriti në 2.33 miliardë euro, në rritje me afro 5 per qind që nga fillimi i vitit. Borxhi i jashtëm i qeverisë konsiston kryesisht në kredi nga vendet partnere dhe bankat e zhvillimit për financimin e projekteve të infrastrukturës. Detyrimet e jashtme të sektorëve të tjerë të ekonomisë gjatë këtij viti janë rritur me ritme shumë më të ngadalta.
Detyrimet e sektorit bankar ndaj jo rezidentëve në fund të qershorit ishin diçka më pak se 1.1 miliardë euro. Krahasuar me fundin e vitit 2012, këto detyrime janë rritur me vetëm 0.8 për qind. Ky fakt tregon nga njëra anë kufizimin e ndjeshëm të linjave të financimit nga jashtë, që gjatë viteve të mëparshme kanë qenë formë e rëndësishme e mbështetjes së bankave të guaja nga grupet bankare mëmë. Kriza i ka detyruar këto banka të mbështeten më shumë në burime të brendshme, duke zgjeruar bazën e depozitave. Borxhi i jashtëm i sektorit privat në fund të 6-mujorit zbriti në 996 milionë euro, 3% më pak në krahasim me fundin e vitit 2012. E.Shehu
Comments
Moj Shehu. mos e ke [per
<p>Moj Shehu. mos e ke [per Borxhin Publik ti qe pembledh te jashtmet dhe te mrenshmet se na habise tani..Borxhi Publik eshte kaq, kurse Borxhi i Jashtem eshte rreth 40 % e borxhit total<br />pfff... merru me noj gje tjeter me mire</p>
Add new comment