Arkiv-Lajme
Ministrat e një prej censuruesve më të ashpër të internetit në botë hapin faqe FB
Mohammad Javad Zarif, ministër i Punëve të Jashtme të Iranit, ishte i pari. Në gusht, pasi faqja e tij në Facebook u aktivizua, Zarif bëri të ditur se ajo përditësohej nga ai dhe fëmijët e tij. Zarif arriti të grumbullonte për pak kohë 160,000 “pëlqime” dhe u bë i njohur në shaka si “ministri Facebookut”.
Organi zyrtar i PD: Kujdes Edvin Rama, fundi i etërve të tu ishte tërheqja zvarrë (dhe lart: Po vjen Azem Hajdari)
Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, Rilindja Demokratike, ka paralajmëruar ne numrin e sotem me një gjuhë të ashpër kryeministrin e ri, Edi Rama. Në faqen e parë të saj, shkruhet se Ramën do e tërheqin zvarrë. “Kujdes Edvin Rama. Fundi i etërve të tu ishte tërheqja zvarrë,” shkruan kjo gazetë. Titulli lart nderkohe "therret" ne skene Hajdarin. Ndërkohë një ditë më parë, kryetari i ri i PD, tha se do i përgjigjen "provokimeve të Ramës" në sheshe dhe rrugë. a.n.
Ruli nuk ka gjë me të rinjtë, por është i shqetësuar për të vjetrit
Në një intervistë për televizionin NEWS 24, ish-ministri i Bujqësisë, Genc Ruli kritikon përzgjedhjen e ministrave të rinj në moshë. Në fakt thotë (njëherazi) që edhe ka, edhe nuk ka gjë me rininë e kabinetit të majtë.
Vendi me rrogën më të lartë minimale në BE, vendi me rrogën më të ulët dhe rroga në fushatën gjermane
Gjermania është vendi i vetëm i Bashkimit Evropian që nuk ka një ligj për rrogën minimale. Kjo çështje është vënë në qendër të debateve mes Kancelares Angela Merkel dhe Peer Steinbruckut të Partisë Social Demokrate, kundërshtari i saj në zgjedhjet federale të caktuara për t’u mbajtur këtë muaj - njofton media gjermane.
12 vjet pas 11 shtatorit
Shtetet e Bashkuara përkujtuan 11 shtatorin e vitit 2001, kur u kryen sulme terroriste me avion ndaj ndërtesave të Qendrës Borëtore të Tregtisë. Gati 3 mijë njerëz humbën jetën në këto sulme të organizuara nga terroristë të al-Kaidës. Në New York, familje, miq të viktimave dhe personalitete të ndryshme u mblodhën në vendin ku para 12 vjetësh ngriheshin kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregëtisë, të cilat u goditën nga aeroplanët e rrëmbyer nga terroristët.
Pjesa e fjalimit të Ramës për 21 janarin, Gërdecin dhe privatizimet (që nuk u dëgjua nga Berisha)
Më poshtë, pjesa e fjalimit të Ramës që flet për 21 janarin, Gërdecin dhe privatizimet. Sapo nisi kjo pjesë Berisha largoi deputetët nga salla:
Zonja dhe Zotërinj,
PD ndërron mendje për bojkotin: Të shtunën do zbërthejmë programin - premton Basha
Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, konfirmoi se do jenë në Kuvend të shtunën, duke mos vazhduar bojkotin e sotëm: “Të shtunën grupi parlamentar i PD do të zbërthejë një nga një dështimet spektakolare të Ramës dhe do të kërkojë po kështu para qytetarëve shqiptarë përgjigje për të gjitha çështjet e papërgjigjura sot,” tha Basha dhe shtoi:
Berisha ankohet për ...retorikë kundër opozitës. "Të gjithë në këmbë" - thotë në FB
Pasi ka dalë nga salla plenare, ish- kryeministri Sali Berisha foli për gazetarët, duke thënë se Rama e nisi me një retorikë të ulët ndaj opozitës. “Këtu në vend të programit ne dëgjojmë një retorikë të ulët, një retorikë banale kundër opozitës, sikur ai të ishte opozitë dhe ne të ishim në qeveri. Programi është fund e krye një ligjëratë bajate e një OJQ-je familjare, e cila nuk ka asnjë kosto brenda, asnjë buxhet. Të vetmet shifra që do gjeni në program janë 300 mijë vende pune pa asnjë kosto. I ashtuquajturi program nuk ka as 100- ditësh, të cilat avulluan me vapën e gushtit.
Fjalitë e Ramës që nervozuan Berishën, Topallin (dhe pas tyre edhe Palokën)
Kreu i mazhorancës së majtë, Edi Rama ka mbajtur sot fjalimin e tij të parë në parlament. E ka nisur me tragjedinë e 11 shtatorit në SHBA, më pas foli për rrugën që ka përshkuar Shqipëria nga rrëzimi i sistemit totalitar. Kreu i PS-së theksoi se, ende nuk janë përmbushur aspiratat e 1990-s. Kjo tha ai, ishte arsye që çuan votuesit drejt kutisë së votimit në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më poshtë fjalitë që nervozuan Berishën e Topallin:
Kuvend, nis seanca për prezantimin e programit qeverisës të ekzekutivit të ri
Ora 18:10 ka shënuar edhe fillimin e seancës plenare të ditës së sotme, ku do të prezantohet programi qeverisës i ‘Aleancës për Shqipërinë Europiane’ për katër vitet e ardhshme si dhe prezantimi i Ministrave të kabinetit të kryeministrit Edi Rama. Sikundër në dy seancat paraardhëse edhe në të sotmen trupa diplomatike e Ambasadorëve rezidentë në vendin tonë kanë qenë aty, në llozhat e Kuvendit për të ndjekur nga afër fjalimin e parë të Kryeministrit, por dhe për tu njohur me programin e qeverisë.