Arkiv-Lajme
Për paratë e romëve, pyesni qeverinë dhe vendorët, lë të kuptohet zëdhënësi i Fules
Duke iu përgjigjur disa pyetjeve të gazetës Shqip, zëdhënësi i komisionerit të Zgjerimit në BE, Peter Stano, ka folur për fondet e dhëna nga Brukseli për romët në Shqipëri dhe efikasitetin e këtyre parave, një pikëpyetje që e ka ngritu ditë më parë edhe Respublica. Bie në sy se përgjigjet e Stanos mbeten tek procedurat dhe kriteret rigoroze të përzgjedhjes së organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare që kanë operuar me këto fonde (rreth 3 milionë euro), por kuptohet që ai s’ka si ta dijë se se çka ndodhur deri në euron e fundit.
Lul Basha komandon luftarakun Paloka në krye të deputetëve të PD-së
Kryetar i përkohshëm i grupit parlamentar demokrat në Kuvendin e ri do të jetë Edi Paloka, njofton gazeta Tema sipas burimeve nga grupi i deputetëve të PD-së. Në fakt, në këtë detyrë Paloka komandohet nga kryetari i partisë Lulzim Basha, derisa të bëhen zgjedhjet për forumet dhe strukturat e reja në parti, me gjase nga muaji dhjetor. Gjithashtu pritet të zgjidhet edhe ish ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, në pozicionin e nënkryetarit të grupit.
Berisha bën Kasandrën: Qeveria e ngritur mbi mashtrimin e krimin, Rama do ta pësojë si Papandreu që e zhyti Greqinë në krizë. Ja pse nuk do të hap nesër punimet e Kuvendit
Kryeministri ende në detyrë, Sali Berisha, në orët e fundit të qeverisë së tij, konfirmon se nuk do të hapë punimet e Kuvendit. Duke bërë Kasandrën, kryeministri në ikje shkruan në faqen e tij në rrjetin social Facebook se mazhoranca e re është ngritur mbi mashtrimin, krimin si dhe paratë e drogës dhe ndaj parashikon se do ta pësojë si homologu i tij fqinj Papandreu që e zhyti shumë thellë Greqinë në krizë. "Të dashur miq, unë dua t'ju sqaroj pse refuzoj të hap nesër punimet e Kuvendit të ri. Kjo nuk ka asnjë lidhje me faktin se ne kaluam në opozitë.
Socialistët për punësimin në administratë: Ata që e meritojnë, por nuk do të harrohen edhe militantët
Siç kanë deklaruar edhe më parë, socialistët kanë vendosur të jenë të kujdesshëm në lidhje me qëndrimin që do të mbajnë ndaj administratës aktuale. Si kriter bazë do të jetë meritokracia. Por nga ana tjetër, do të harrohen ata që e kanë mbështetur në tetë vitet e vështira të qëndrimit në opozitë dhe që nuk janë thjeshtë militantë, por dhe profesionistë që kohë pas kohe nga mazhoranca që po ikën janë larguar padrejtësisht, pavarësisht se kanë qënë të trajnuar dhe pavarësisht se një pjesë e tyre kanë fituar gjyqet dhe kanë marrë dëmshpërblimin nga shteti.
Studimi, 72% e të rinjve shqiptarë konsumojnë alkool, në rritje edhe numri i konsumatorëve të lëndëve narkotike
Abuzimi me drogën dhe alkoolin duket se është problemi kryesor që ka prekur gjerësisht rininë shqiptare. Kështu rezulton nga përfundimet e Studimit Evropian për përdorimin e drogave dhe pijeve alkoolike nga ku vërehet një rritje e të rinjve përdorues të këtyre substancave. Sipas studimit, rreth 3/4 apo rreth 72 për qind e të rinjve, kanë provuar një ose më shumë pije alkoolike, rreth 7.8% e tyre kenë përdorur pije alkoolike në më shumë se 40 raste gjatë jetës së tyre.
Shkolla e lartë, MASH shpall emrat e fituesve në universitetet publike më 16-17 shtator
Të gjithë ata të rinj që me ankth presin nëse kanë fituar apo jo në degën e preferuar në Universitetet Publike, do të mund të marrin një përgjigje vetëm në datat 16-17 shtator. Agjencia Kombëtare e Provimeve, shprehet se në këto data specialistët do të përfundojnë përllogaritjen e të gjitha pikëve, për të shpallur fituesit e universitetet publike të vendit. Menjëherë pas shpalljes, do të nisin edhe regjistrimet në degët përkatëse. Këtë vit, pritet që të ketë rreth 30.130 fitues në të gjithë vendin.
Qeveria e re, ministrat firmosin Kodin e Vlerave Etike, si do të komunikojnë me publikun
Ministrat e kabinetit të ri qeveritar kanë firmosur që në mbledhjen e parë të qeverisë socialiste të zhvilluar në Vlorë ditë më parë, Kodin e Vlerave Etike. Burime nga kampi i majtë, pohojnë se Kodi i orienton ministrat se si duhet të jetë komunikimi mes tyre, me qytetarët, me deputetët, por dhe me mediat. Shumë anë të tij mbahen ende të pazbuluara nga anëtarët e qeverisë së re që pritet të nisë nga puna këtë javë. Për Kodin Etik të mbajtur të "fshehtë" nga ministrat, vetë Rama është shprehur kohë më parë se ''bazohet në modelet më të arrira të mirëqeverisjes demokratike''.
Mediat amerikane: SHBA do të ndërhyjnë në Siri brenda tre ditëve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërhyjnë në Siri brenda tre ditëve. Kështu shkruajnë sot mediat amerikane, sipas së cilave Pentagoni po bëhet gati të nisë sulmin ajror, i cili do të jetë më i gjatë dhe më intensiv se sa ishte programuar më herët. Los Angeles Times, duke ju referuar burimeve zyrtare të Pentagonit, shkruan se sulmet do të nisin fillimisht me bombardime, e më pas do të kryhen sulme të tjera drejt objektivave të pa shkatërruara në sulmin e parë.
Basha në dilemë për kryetarin e grupit të PD-së: midis Imamit, që e do Saliu dhe Olldashit, që e do vetë për t’u pajtuar
Përplasjet e brendshme në PD kanë detyruar Bashën ta shtyjë në limite dhe ta zgjedh nesër kryetarin e opozitës në Kuvend. Sipas gazetës Dita, edhe pse kështu, ai nuk e ka munur dot të bindë Berishën për të afruar Sokol Olldashin, që me këtë rast do të do të shmangte një përçarje në parti, por edhe do ta joshte ish-rivalin, duke hedhur pas të kaluarën kur ishin në rivalitet. Por Saliu nuk ia ka qarë hiç hallin Luli, ai i ka çuar në tryezën e punës emrin e Arben Imamit dhe Oerd Bylykbashit si dy propozime të tij për kryetar grupi.
Legjislatura VIII, nesër konstituohet Kuvendi i ri
Kuvendi i ri, përbërja e të cilit u zgjodh në 23 qershor, do të nisë nesër me seancën e parë plenare, duke hapur kështu punimet e legjislaturës së VIII-të parlamentare. Seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, ndërsa mandatet e 140 deputetëve të zgjedhur, do të verifikohen nga Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve të anëtarëve të Kuvendit. Menjëherë pas verifikimit të mandateve, deputetët ftohen të bëjnë betimin, ku zotohen për kryerjen me ndërgjegje të detyrës si përfaqësues të popullit në Kuvend.