Arkiv-Lajme
Vendimi i 7255-të, i fundit i qeverisë Berisha, ndërrimi i emrit nga Bjeshkët e Namuna në të Bekuara! Të shohim sa do të ngjisë!...
Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook foton e fundit të kabinetit qeveritar, si dhe mesazhin e lamtumirës, ku u shpreh mirënjohje bashkëpunëtorëve.
Në fjalën e tij të të fundit fare në qeveri, Berisha theksoi se ka ndryshuar në këto tetë vite historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë….Dhe një nga këto ndryshime duket se është ndryshimi i emrit të Bjeshkëve të Namuna, për të cilin është marrë një vendim.
Censurohet dhe në fund mbyllet një ekspozitë karikaturash në Turqi, shkak vepra e një kosovari ku kritikohet Erdogan
Mediat kosovare më së pari njoftojnë se një ekspozitë me karikatura kushtuar trazirave të muajve të fundit në Turqi ka shkaktuar ndërhyrjen e prokurorisë. Ajo, pasi ka mbyllur ekspozitën, ka nisur hetimet paraprake kundër organizatorëve për ofendim të qeverisë, njoftojnë mediet turke dhe transmeton gazeta austriake “Tiroler Tageszeitung”.
Gratë nga Ballkani që shkojnë për punë në Katar, kthehen në robinja, madje edhe vriten
Portali "Balkanist", ka bërë publike të dhëna shokuese për gratë që shkojnë për të punuar si shtëpiake apo 'babysitter' në Katar. Bosnja dhe Maqedonia kanë nënshkruar një marrëveshje problematike me Katarin dhe pritet që një të tillë ta nënshkruajë muaj edhe Kosova.
Por, me të arritur atje punëtoret ballkanase kthehen në robëresha, dhe punëdhënësi edhe mund t’i vrasë, siç raporton INA.
Video e brutalitetit të opozitës siriane kontrabandohet jashtë Sirisë!
Shtatë ish ushtarë të Assad-it, të zënë rob, të gjunjëzuar me fytyrën në dhé, kurrizet shënuar me të kuqe. Një Komandant i rebelëve u lexon disa rreshta revolucionarë.
"Për pesëdhjetë vjet, ju keni mbështetur korrupsionin... Ne do të betohemi për Zotin e Fronit, se ky është betimi ynë: Ne do të marrim hak." Pasi ua lexon, nxjerr armën dhe ekzekuton njërin me plumb në shpinë. Rebelët e tjerë menjëherë pas tij, ekzekutojnë robërit.
Greqia i bën dhuratë qeverisë së re “toponimet”. Çfarë do të kërkojnë më vonë në shkëmbim?
Shqiptarët që kanë probleme me toponimet nuk do të pengohen më në kufi nga pala greke. Ky ka qenë premtimi që ministri i Brendshëm i Greqisë, Nikos Dendias i ka bërë homologut të ri shqiptar të qeverisë Rama, Saimir Tahiri.
Siç bën të ditur zyra e shtypit të PS, rezultati ka ardhur pas një takimi dypalësh në Athinë, ku ministri në pritje për të marrë detyrën, Saimir Tahiri i ka kërkuar homologut grek të mos pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë deri sa të marrë zgjidhje përfundimtare çështja e toponimeve.
Kryeministri serb lëshon pe për paradën e krenarisë Gay
Pas disa kohësh “pezullimi” parada gay në Beograd mund dhe të mbahet, ndoshta prej presioneve të Komunitetit perëndimor ndaj Serbisë.Por, ajo do të mbahet vetëm nëse siguria e pjesëmarrësve dhe e qytetit do të garantohet plotësisht nga autoritetet tha kryeministri serb, Ivica Daçiç. Komuniteti LBGT ka kërkuar leje për të organizuar paradën e krenarisë së homoseksualëve në datën 28 shtator.”Nuk kemi qenë kundër paradës gay, por kryesorja në çdo situatë është që të garantohet siguria publike dhe ajo e pjesëmarrësve”, deklaroi Daçiç.
Shkëlzen Maliqi: “Në Kosovë ka pasur shumë ‘pro-Berisha’... Duhet të ndryshojë perceptimi për Ramën “
“Ofertë atraktive për mua personalisht, që tash jam në moshën për të dalë në pension,” kështu e nis Shkëlzen Maliqi intervistën në ABC News , në lidhje me ofertën e z.Rama (shumë të kontestuar në media e blogje) për të qenë Këshilltar për Rajonin pranë K/ministrit të Shqipërisë. Ai beson se është një profil pune që “shkon me kët’ moshë”. Maliqi beson se e njeh mirë Rajonin, sidomos ish-Jugosllavinë, sidomos për prej periudhës së jetës që ka kaluar në atë shtet., dhe mund të jetë i dobishëm.
Shënim: Sa duhet të gëlltitë Kosova veç për të ndenjur (edhe urtë) në stolin e bisedimeve Thaçi-Daçiç?
Njësoj sikur një subjekt minoritar të paraqitej në zgjedhjet në Shqipëri me emrin “Aleanca për Greqinë”, serbët e Kosovës kanë paraqitur listën “Srbija”, një listë unike e cila do të përfaqësojë serbët e Kosovës në këto zgjedhjet dhe është dorëzuar nga subjekti politik, Iniciativa Qytetare “Srbija”. Sipas Zërit, ajo ka mbështetjen direkte nga Beogradi zyrtar e përpiluar në bazë të preferencave të qeverisë serbe.
Islami parashikon dështimin e kabinetit Rama, sepse përbëhet nga “jes-menë”
Në një shkrim te Panorama, Kastriot Islami analizon 7 arsye se pse mund të dështojë një qeveri klienteliste (që në titull, nënkuptimi është i qartë për qeverinë e re të z.Rama). Kabineti “Rama”, Islami e konsideron të përbërë nga persona të ardhur aty prej “klientelizmit ndërsa “janë përjashtuar të gjithë ata me eksperiencë qeverisëse e kontributet më të mëdha” dhe se ky kabinet “është rezultat i mungesës së sistemit të karrierës sipas kontributeve , eksperiencës e meritës dhe i aplikimit të konceptit klientelist” (me përjashtim të atyre nga LSI).
z. Berisha po lë pas... një sistem sekret përgjimi në Kryeministri, me fije deri në Gardë?
Në artikulli kryesor të sotëm, Dita, sjell një shqetësim jo të zakontë për qeverinë që vjen. Sipas gazetarit Habjon Hasani Kryeministria është e mbjellë me aparatura përgjimi, dhe se “të dhënat paraprake sugjerojnë se në këtë institucion është instaluar një sistem i vrojtimit në zyra dhe i dëgjimit ambiental në çdo zyrë dhe që sipas të dhënave paraprake të pazyrtarizuara e ka daljen, pra sallën e kontrollit me kamera dhe aparatura dëgjimi, në Gardën e Republikës.”