Arkiv-Lajme

Jozefina vret mendjen se si mund të nxjerrë ndonjë lek si "gjithë të tjerët", dhe e gjen…ble kompjutera për Kuvendin

Postuar në 08 Shtator, 2013 04:48

Salla e re e Kuvendit, ajo që Topalli e ka rinovuar tre herë në katër vjet, këtë sezon ofron një surprizë të re. Një arredim i papritur dhe pa njoftuar me kompjuterë të rinj  dhe netëork të ri, është surpriza e saj e panjoftuar për deputetët. Kompjuterët po montohen me urgjencë. Një pamje e shëmtuar që e ka kthyer Kuvendin në një Call Center gjigante, i pazakontë për asnjë parlament të botës.Thjesht duheshin prishur një dorë lekësh duke ikur, se nuk të vjen zogu në dorë dy here, shkruan gazeta Tema.

Thaçi - Daçiç, sot takimi në Bruksel, në fokus zgjedhjet në Kosovë në 3 nëntor dhe çështjet e energjisë

Postuar në 08 Shtator, 2013 04:11

Dy kryeministrat, ai i Kosovës Hashim Thaçi dhe i Serbisë, Ivica Daçiç, do të takohen sot në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton,  për të biseduar mbi një sërë çështjesh, ku ndër më kryesoret janë zgjedhjet e 3 Nëntorit në Kosovë. Në këtë takim pritet zgjidhja e mundshme e emrit të listës së dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) "Srbija" që përfaqëson komunitetin serb. Nga dorëzimi i kësaj liste, KQZ ka paralajmëruar paraprakisht se nuk do ta pranojë këtë emër. Ndërsa Serbia nga ana tjetër nuk tërhiqet nga ky emër.

Në tre muajt e fundit mbi 800 klandestinë kapen në Shqipëri. Burgaj: Pjesa më e madhe vijnë nga kufiri me Greqinë

Postuar në 08 Shtator, 2013 03:06

Vetëm në tre muajt e fundit Policia Shqiptare ka bllokuar rreth 800 klandestinë që vijnë kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme. Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, shprehet se pjesa më e madhe e klandestinëve vijnë nga kufiri me Greqinë. Ndërsa pohon se kohët e fundit ka pasur një shtim të rasteve të ndalimit të klandestinëve. “Po shtohen masat për t’i dhënë fund këtij problemi”, - shton Burgaj. Sipas tij, problem ngelen klandestinët që vijnë nga Greqia. “Nga shtetet e tjera nuk kemi probleme, vetëm pjesa dërrmuese që vijnë nga Greqia”, - thekson kreu i Policisë së Shtetit.

G20-a, dështim me Sirinë, por e suksesshme për atë që ishte mbledhur, ekonominë

Postuar në 07 Shtator, 2013 15:45

Nuk duhet thënë se dështoi fare, pasi pati një përafrim për çështjen e sulmit ushtarak mbi Sirinë, por ekspertë të njohur ndërkombëtarë, thonë se G20 pati arritje në diskutimin dhe masat për ekonominë botërore.

Ka shkuar në 800 numri i klandestinëve që përdorin tranzit Shqipërinë. Gjirokastra, prita e parë, aspak miqësore me fatkeqtë

Postuar në 07 Shtator, 2013 15:16

Policia e Gjirokastrës pranon se javët e fundit ka pasur një dyndje të shtetasve të huaj të vendeve të treat, të cilët vijnë nga Greqia dhe përmes Shqipërisë kërkojnë të shkojnë në vendet e BE. Shifra zyrtare që jep Policia e Gjirokastrës flet për 800 klandestinë të bllokuar gjatë javëve të fundit dhe për dhjetra operacione të kryera nga policia Kufitare e Kakavijës dhe nga Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastrës. Ndërkaq janë 10 shtetas shqiptarë të ndaluar për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Megjithëse do të shfrytëzojë edhe minutat, përsëri koha nuk punon për të. Berisha pritet të largohet pak orë para mbledhjes së Parlamentit

Postuar në 07 Shtator, 2013 15:01

Megjithëse Kryeministri Berisha deklaroi në mbledhjen fundit të kabinetit qeveritar se do të shfrytëzojë edhe minutat dhe do të qëndrojë në detyrë deri në momentin e fundit, pavarësisht dorëheqjes që pritet të miratojë Kreu i Shtetit, koha nuk punon për të. Ora erdhi! Vetëm pak orë para fillimit të seancës së parë të legjislaturës së re, Kryeministri në detyrë Sali Berisha pritet t’i drejtohet Presidentit të Republikës me kërkesën për dorëheqjen e tij dhe të kabinetit të kryesuar nga ai.

Mos betononi! Ne të gjithë jemi të përkohshëm, por betoni do të jetë një ferr i përjetshëm, thotë profesor Rexhepi për ndërtimin te Ekonomiku

Postuar në 07 Shtator, 2013 14:34

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës kanë protestuar sot duke u ulur këmbëkryq në shenjë proteste ndaj vazhdimit të punimeve të ndërtesës ngjitur me Fakultetin Ekonomik.

Bulevardi i ri, Berisha: Lumi i Tiranës nga një zonë e shëmtuar hedhurinash, një zonë e bukur rekreative

Postuar në 07 Shtator, 2013 13:34

Pas nisjes së punimeve për ndërtimin e Bulevardit të ri të Tiranës, nuk vonoi edhe reagimi i kreut të qeverisë ende në detyrë, Sali Berisha. Duke u shprehur se me këtë projekt, sot nisën themelet e Tiranës së shekullit të 21, Berisha shprehet se Bulevardi i ri do të zhvillojë gjysmën e braktisur e të paralizuar prej mbi 80 vitesh në kryeqytet, do të krijojë mijëra vende pu ne dhe do t'i japë pamjen e një metropoli modern evropian. "Bulevardi i ri garanton një përmirësim të madh të trafikut, gjelbërimit, tregut dhe punësimit.

Siria, Bashkimi Evropian reagon: T'i përgjigjemi sulmeve me armë kimike

Postuar në 07 Shtator, 2013 11:24

Bashkimi Evropian reagon ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri. Shefja e Politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, Catherine Ashton, u shpreh vetëm para pak minutash se BE duhet të reagojë. "Përballë këtij përdorimi cinik të armëve kimike, komuniteti ndërkombëtar nuk mund të rijë i heshtur. Të bëjmë të qartë se krime të tilla janë të papranueshme dhe nuk mund të mos ndëshkohen", - u shpreh Ashton. Po kështu, Ministrat e Mbrojtjes ranë dakord mbi faktin se në Siri u përdorën armë kimike në 21 gusht dhe shumë shenja tregojnë se regjimi është përgjegjës për sulmin.

Devijimi i stacionit të trenit, vidhen shinat për skrap

Postuar në 07 Shtator, 2013 09:42

Devijimi i stacionit të trenit, si pasojë e fillimit të  punimeve të Bulevardit të ri të Tiranës, ka zgjuar interesin e "gjuetarëve të skrapit". Policia e Tiranës vuri në pranga sot 4 persona nën akuzën e vjedhjes, pasi u kapën në flagrancë duke shitur shinat e trenit për skrap. Në cilësinë e provës materiale, 4 të arrestuarve rreth moshës 16-17 vjeç, policia u ka sekuestruar çelësa papagall, leva dhe një sasi të madhe hekurash. Arrestimi u bë pas verifikimit nga ana e policisë, se shinat ishin të vjedhura dhe ishin pikërisht ato të stacionit të trenit të devijuar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme