Arkiv-Lajme

Basha e quan fitore të opozitës shtyrjen e seancës, nuk komenton rrjedhjen e deputetëve

Postuar në 11 Shtator, 2013 09:20

Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin e saj parlamentar ku është vendosur të marrë pjesë në seancën e sotme parlamentare të Kuvendit.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes, kryetari i PD-së Lulzim Basha se programi i qeverisë duhet t`i vihet në dispozicion opozitës në mënyrë kushtetuese, përmes Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas Bashës, nuk do të lejohet as nëpërmkëmbja e opozitës dhe nuk do të tolerohet as përpjekja e maxhorancës së re për t’i mbyllur gojën asaj.

KE pret një parlament shqiptar pa ngecje. Por ngecja e parë sapo ka ndodhur

Postuar në 11 Shtator, 2013 06:41

“Komisioni Europian pret që Parlamenti i ri do të punojë në shpirtin e konsensusit dhe kompromisit dhe do të sigurojë që dialogu do të mbizotërojë mbi konfrontimet. Bashkëpunimi konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës do të jetë jetik për tu perballur me sfidat në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimi Europian”.

Nuk ka shtyrje për "verifikime", Nishani dekreton kabinetin e Ramës

Postuar në 11 Shtator, 2013 04:52

Presidenti i Republikës ka dekretuar qeverinë e re. Dekreti vjen një ditë pasi kreu i shtetit Bujar Nishani dekretoi Edi Ramën si kryeministër duke e ngarkuar të krijojë qeverinë e re. Më përpara ishte paralajmëruar se dekretimi i kabinetit të ri qeveritar mund të zgjaste. Vetë Nishani tha se do bëjë verifikime për emrat e të propozuarve për ministrave.

 

DEKRET PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 93, 96 dhe 98 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit, dekretoj:

Neni 1

A jemi njerëz me bisht?

Postuar në 11 Shtator, 2013 04:33

Për një kohë shqiptarëve u duhej të luftonin me ata që i quanin ‘njerëz me bisht’, por çfarë ka ndryshuar prej këtij përshkrimi racist tek përshkrimi i sotëm i ekzotikëve të fundit të Evropës? A jemi vërtet ende ekzotikë dhe aq të paparë sa të jemi objekt kureshtjeje?!

(S)a mund të krahasohen Siria dhe Kosova?

Postuar në 11 Shtator, 2013 04:02

James P. Rubin, ka qenë asistent sekretar për çështje publike gjatë administratës së Clintonit, tani është i angazhuar në Institutin Amerikan Rothermere në Universitetin e Oxfordit. Në një opinion në të përditshmen amerikane New York Times ai analizon krahasimin mes Sirisë dhe Kosovës. (precedenti i NATO-s në fushatën bombarduese në Kosovë në vitin 1999 po citohet si justifikim për përdorimin e forcës ushtarake kundër qeverisë së Bashar al Assadit).

Ne jemi një popull që flemë, pa nerv. Ndryshimi? Kur të dëgjojmë lajme si ato në Kroaci, - thotë Agron Llakaj

Postuar në 11 Shtator, 2013 03:13

A ndikon humori që të rrisë ndjeshmërinë sociale? Psh, t’i bëjë njerëzit që të ngrihen ndaj një padrejtësie? - e pyet gazetarja Entela Resuli e Ditës aktorin e njohur të humori Agron Llakaj. Dhe Llakaj përgjigjet: "Për fat të keq, jo dhe këtë e ka treguar koha. Vetëm pak ditë më parë ishte rasti i karburantit ku njerëzve në çdo dhjetë mijë lekë karburant u vidhej një mijë lekë. Dëgjuat të ngrihej ndonjëri nga ata që marrin naftë dhe benzinë? Askush! Ne jemi një popull që flemë, pa nerv. Po thirri partia, në shesh i ke...Tranzicioni mua më kapi 30-vjeçar.

Sa të kem jetë, asnjë bashkëpunim apo komunikim me Sali Berishën - thotë Topi

Postuar në 11 Shtator, 2013 02:56

A mos duhet të kishit qenë më agresivë gjatë fushatës? - e pyet gazetarja Ilva Tare, Bamir Topin dhe ai përgjigjet:

"Në politikë njeriu i ka sfidat të tilla që s’mund të parashikojë gjithmonë rezultate shumë të mira, por jam i lumtur në një sens tjetër, jam i lumtur që parlamenti shqiptar ka 140 gra dhe burra më të zotë se unë, këtu i referohem Ciceronit dhe jam realist dhe aspak ironik. Të gjithë kanë deklaruar se këto zgjedhje kanë qenë në standardet më të mira, janë certifikuar dhe nga institucionet ndërkombëtare...".

Taulant Balla (pa dashje): Programi i qeverisë Berisha në 2005-ën na u dha 2 ditë para se të zhvillohej debati rreth tij në Kuvend

Postuar në 10 Shtator, 2013 16:46

“Më poshtë, po bëj publik procesverbalin e Seancës Plenare të datës 9 Shtator 2005; atëherë prezantohej dhe miratohej Programi dhe Qeveria e Sali Berishës, pas rotacionit politik të vitit 2005,”-  ka shkruajtur deputeti socialist Taulant Balla në faqen e tij në Facebook. – “Në këtë seancë, grupeve parlamentare (opozitës) iu la vetëm një gjysëm ore kohë për për paraqitjen e pyetjeve. Seanca filloi në orën 17.00, mbajti Kryeministri fjalën, dhe në orën 20.00, filloi debati parlamentar për Programin e Qeverisë.

 

SEANCË PLENARE IV

E premte, datë 9.9.2005, ora 17.00

Ditën e heshtjes, Berisha shpërblen heshtjen e vartësit përgjegjës për serverin e kryeministrisë

Postuar në 10 Shtator, 2013 15:40

Fshiu serverin e kryeministrisë me pamjet e vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar, dhe emërohet në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Projekti TAP në Uashington, edhe si një fitore e politikës së jashtme amerikane

Postuar në 10 Shtator, 2013 13:53

Siç informon Zëri i Amerikës, në Uashington u zhvillua dje një diskutim mbi gazsjellësin e njohur si Korridori i Jugut. Ky projekt, i cili përfshin gazsjellësin TAP, parashikon transportin e gazit natyror të Detit Kaspik nga Azerbajxhani për në Europë duke kaluar përmes Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë. Në aktivitetin e zhvilluar në Qendrën Ëoodroë Ëilson morën pjesë zyrtarë të qeverisë amerikane, të kompanisë BP, ambasadave të vendeve të përfshira në projekt si dhe analistë të çështjeve të energjitikës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme