Beteja (jo vetëm) tregtare. Ngrin kufiri kosovaro-maqedonas

Postuar në 10 Shtator, 2013 12:33

Një betejë tregtare që shpejt u shndërrua edhe në politike, por ndodh këto ditë mes Kosovës dhe Maqedonisë. Pikat kufitare të Hanit të Elezit dhe Glloboçicës janë bllokuar dhe nuk funksionon më transporti i udhëtarëve dhe mallrave. Si “qershi mbi tortë” erdhi urdhri i palës maqedonase për një taksë 2 euro për këmbësorët dhe pesë euro për çdo makinë nga Kosova. Për reciprocitet, edhe pala kosovare mori masa të ngjashme, dhe gjendja aktualisht është e ngrirë. Disa analistë e komentojnë këtë konflikt si kurth i kryeministrit Gruevski ndaj aleatit shqiptar në qeverisje Ali Ahmeti, i cili duhet të reagojë. Por nga ana tjetër, është Shkupi ai që dëmtohet rëndshëm nga ana ekonomike, pasi Maqedonia eksporton në Kosovë 300 mln euro mallra çdo vit, ndërsa merr prej saj vetëm 20 mln euro.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.