(S)a mund të krahasohen Siria dhe Kosova?

Postuar në 11 Shtator, 2013 04:02

James P. Rubin, ka qenë asistent sekretar për çështje publike gjatë administratës së Clintonit, tani është i angazhuar në Institutin Amerikan Rothermere në Universitetin e Oxfordit. Në një opinion në të përditshmen amerikane New York Times ai analizon krahasimin mes Sirisë dhe Kosovës. (precedenti i NATO-s në fushatën bombarduese në Kosovë në vitin 1999 po citohet si justifikim për përdorimin e forcës ushtarake kundër qeverisë së Bashar al Assadit).
Rubin thotë se Shtetet e Bashkuara duhet t’i përgjigjen ushtarakisht përdorimit të armëve kimike për vrasjen e qytetarëve të tij nga  Assadi, por, sa i përket ligjit dhe politikave, lufta e Kosovës nuk është një precedent për sulme ajrore kundër Sirisë.
Shkruan Rubin: "Është e vërtetë që Rusia e Kina kanë qenë kundër rezolutës në Këshillin e Sigurimit për të autorizuar përdorimin e forcës në Kosovë në vitin 1999, dhe ata sot e kundërshtojnë edhe rezolutën për Sirinë. Por deri këtu ka ngjashmëri. Sot, ndryshe prej asaj kohe, Moska furishëm e kundërshton propozimin amerikan për sulme ajrore kundër Sirisë, bile as që e pranon se Damasku ka përdorur armë kimike dhe raportohet se është duke i ofruar Damaskut informata të rëndësishme secrete për përgatitjet ushtarake amerikane. Edhe qasja amerikane në përgatitjen e politikave ka qenë dukshëm më ndryshe kësaj radhe. Shtetet e Bashkuara patën avancuar një strategji diplomatike duke siguruar përkrahje nga të gjitha vendet evropiane dhe shumica e botës për të siguruar një paqe të drejt në të cilën të drejtat e serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës do të ishin të siguruara. Duke punuar së bashku me përfaqësuesit e Evropës dhe Rusisë, Shtetet e Bashkuara e patën arritur një marrëveshje që shqiptarët e Kosovës e patën nënshkruar, kurse Millosheviq e pati refuzuar. Vetëm atëherë, si mundësi e fundit, kishte nisur fushata ajrore kundër Serbisë..." a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.