KE pret një parlament shqiptar pa ngecje. Por ngecja e parë sapo ka ndodhur

“Komisioni Europian pret që Parlamenti i ri do të punojë në shpirtin e konsensusit dhe kompromisit dhe do të sigurojë që dialogu do të mbizotërojë mbi konfrontimet. Bashkëpunimi konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës do të jetë jetik për tu perballur me sfidat në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimi Europian”.
Deklarata erdhi nga zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerim të Bashkimi Europian, Shtefan Fyle. ‘Komisioni Europian beson se Parlamenti i zgjedhur në mënyrë demokratike do të vazhdojë të fokusohet te përpjekjet mbi këtë objektiv të rëndësishëm’,- deklaroi zëdhënësi Stano për gazetarin e “News 24″, Erion Kacorri.
Deklarata vjen menjehere pasi sezoni parlamentar nisi me nje "ngecje". PD kerkoi "kohe per t'u njohur" me programin e qeverise se majte. Mediat njoftojne se seanca per programin e parashikuar per sot paradite ne 11.00 eshte shtyre tashme per pasdite. a.n.
Add new comment