Arkiv-Lajme
Rama në Presidencë, nis “mekanizmi” i marrjes së detyrës nga qeveria e re
Është vënë në funksionim këto minuta “mekanizmi” i marrjes së detyrës nga qeveria e re e koalicionit të majtë, që doli fitues në zgjedhjet e 23 qershorit. Në orën 10:00, presidenti i Republikës Bujar Nishani pret në një takim në Presidencë, kryeministrin e propozuar nga tre partitë kryesore të koalicionit të majtë, Edi Rama, për ta ngarkuar me detyrën e krijimit të qeverisë së re. Pritet që presidenti Nishani ta dekretojë brenda datës së sotme, emërimin e Ramës si Kryeministër, siç ai vetë pohoi në një intervistë të pak ditëve më parë.
12 të afërm të viktimave në 21 Janarit, në seancën e Kuvendit. Por ata presin më shumë
Dymbëdhjetë persona, të afërm të viktimave të protestës së 21 janarit, Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ishin të pranishëm sot në seancën e parë të Kuvendit të ri. Ata i ndoqën punimet e seancës së shkurtër nga lozha e të ftuarve, ndërsa poshtë në sallë ishin mbledhur të 140 deputetët e parlamentit të ri, mes të cilëve Edi Rama dhe Sali Berisha. Ftesa afërmendsh ishte e Partisë Socialiste dhe vetë kryeministrit të ri, ndërsa gjesti në fjalë është kuptimplotë.
"Skenari" i R.Publica-s, ja që Asadi pranoi të dorëzojë armët kimike. Po tani ç’do bëjë Obama?
Një hipotezë e ngritur nga Respublica pak orë më parë lidhur me krizën siriane, po merr disa përgjigje “jashtë skenari” që duket se po ja vështirësojnë hapësirën e veprimit presidentit amerikan Barak Obama. Pikëpyetja jonë ishte nëse Siria bie dakord me ultimatumin e SHBA-së për dorëzimin e stoqeve me armë kimike si kusht për të mos u sulmuar ushtarakisht. Në fakt, regjimi sirian ra dakord shumë shpejt për këtë kërkesë.
Vdekja false e 70 vjeçarit, dhe një pickim për shoqërinë që kemi ndërtuar
Historia e A1 Report ditën e sotme, me personazh 70 vjeçarin Hajdar Lila me origjinë nga Kruja, është komentuar gjerësisht në rrjet. Lila vendosi të shpallet vetë i vdekur vetëm që të afërmit e tij ta kujtonin e ta vizitonin. 70-vjeçari afishoi vdekjen e tij në mur, menjëherë pas ditëlindjes jubilare, për të parë a do kujtoheshin miqtë dhe të afërmit, të cilët i kujtonte me para dhe dhurata sa kohë që ishte emigrant në Kanada dhe punonte. Prej katër vitesh kur u kthye, pakkush e vizitonte.
Kuvendi i ri në nisje të punimeve, fillon seanca e parë
Nën drejtimin e deputetit Namik Dokle, fillon punimet Kuvendi i ri i Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit, duke shënuar kështu hapjen zyrtare të punimeve të legjislaturës së VIII-të parlamentare. 140 deputetët e dalë nga këto zgjedhje, do të nisin punën vetëm pas verifikimit të mandateve nga komisioni përkatës që do të ngrihet. Deputetët i janë drejtuar Kuvendit rreth orës 17:30, ashtu si dhe diplomatët e huaj, ndërkohë që përfaqësuesit e gardës së republikës ishin vendosur në derën hyrëse të Kuvendit.
66 mln. euro, borxhet e ARMO-s sipas dokumentacionit dorëzuar tek azerët. Por s’janë të gjitha
Gazeta Dita ka renditur në numrin e sot, borxhet që ka akumuluar në vite kompania Armo ndaj bankave, kompanive private, atyre shtetërore dhe furnitorëve, që nga privatizimi i saj prej Rezart Taçit e deri në privatizimin (e përfolur) tek një kompani azere. Faktikisht, të dhënat janë siguruar nga paketa zyrtare e deklaruar e borxheve nga Rezart Taçi për tek kompania “Heaney Assets”, përpara se kjo e fundit të blinte në vlerën e 50 milionë eurove kompaninë ARMO dhe tri kompani të tjera përveç saj një muaj më parë.
Nëse edhe Avokati i Popullit nuk është i mbrojtur nga krimi, atëherë kush është?
Automjeti i Avokatit të Popullit, Igli Totozani, dhe ai i këshilltares së tij për mediat janë thyer në fundjavë gjatë natës – sipas komisariatit 2 në Tiranë. Në dukje një krim ordiner, por sipas policisë “nuk është rast vjedhje pasi në brendësi të automjeteve nuk është prekur asgjë.” Nga ana tjetër, rrethanat e dy sulmeve dhe mënyrat si janë dëmtuar automjetet janë thuajse identike megjithëse kanë ndodhur në zona të ndryshme të Tiranës ; sulmi ndaj Totozanit poshtë shtëpisë së tij në rrugën Komuna e Parisit në Tiranë, sulmi ndaj E.
Ultimatumi amerikan ndaj Asadit: Dorëzo armët kimike dhe nuk sulmojmë. Po sikur t'i dorëzojë?
Kërkesa kyçe e Shteteve të Bashkuara ndaj Sirisë si kusht për shmangien e sulmit ushtarak, është që brenda një jave Bashar al Asad të dorëzojë të gjitha armët kimike.
Me shumicë i bie më shtrenjtë. Çmimet fantastike të kompjuterëve të Kuvendit
Tenderi i fundit i Kuvendit për blerjen e kompjuterëve për sallën plenare, i cili sipas ish kryetares së Kuvendi Topalli është bërë që në dhjetor të vitit të shkuar si “pjesë e e-parlamentit”, rikthehet në vëmendje të shtypit jo vetëm për pamjen prej “internet-kafeje” të sallës, por edhe për një detaj shifrash. Me aritmetikë të thjeshtë i bie në që një kompjuter ka kushtuar së paku 1.3 milion lekë. Dhe është fjalë për çmim shumice.
Janullatos shkruan në GSH: E vërteta e konfliktit të Përmetit dhe akuzat ndaj meje
Gazeta Shqiptare sot është hapur me një shkrim nga Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos. Kreu i KOASH-it fokusohet mbi të vërtetën e kishës për përplasjet në Përmet, dhe me këtë rast i kundërpërgjigjet edhe deklaratës së historianit Kristo Frashëri, që shkruan se trualli për të cilin debatohet i përket shtëpisë së Kulturës dhe jo kishës së Shën Mërisë. Hirësia e tij trajton disa moment në shkrim.