Për paratë e romëve, pyesni qeverinë dhe vendorët, lë të kuptohet zëdhënësi i Fules

Postuar në 09 Shtator, 2013 03:59

Duke iu përgjigjur disa pyetjeve të gazetës Shqip, zëdhënësi i komisionerit të Zgjerimit në BE, Peter Stano, ka folur për fondet e dhëna nga Brukseli për romët në Shqipëri dhe efikasitetin e këtyre parave, një pikëpyetje që e ka ngritu ditë më parë edhe Respublica. Bie në sy se përgjigjet e Stanos mbeten tek procedurat dhe kriteret rigoroze të përzgjedhjes së organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare që kanë operuar me këto fonde (rreth 3 milionë euro), por kuptohet që ai s’ka si ta dijë se se çka ndodhur deri në euron e fundit. “Për të maksimalizuar suksesin, grantet tona të asistencës janë ndarë përmes një procesi seleksionimi shumë rigoroz, që është administruar nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë”, thotë Stano, duke shtuar se në rastet kur është parë e nevojshme, “janë ndërmarrë edhe veprime korrektuese”. Dhe zëdhënësi thotë me elegancë fjalinë të gjithë e dimë se ç’nënkupton: “Por suksesi gjithashtu varet nga bashkëveprimi me qeverinë dhe autoritetet lokale, si dhe nga përkushtimi i tyre”. Pra, tek e fundit, qeveria dhe të zgjedhurit vendorë janë ata që duhet të hapin kartat mbi fatin e këtyre parave.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.