12 të afërm të viktimave në 21 Janarit, në seancën e Kuvendit. Por ata presin më shumë

Postuar në 09 Shtator, 2013 15:40

Dymbëdhjetë persona, të afërm të viktimave të protestës së 21 janarit, Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ishin të pranishëm sot në seancën e parë të Kuvendit të ri. Ata i ndoqën punimet e seancës së shkurtër nga lozha e të ftuarve, ndërsa poshtë në sallë ishin mbledhur të 140 deputetët e parlamentit të ri, mes të cilëve Edi Rama dhe Sali Berisha. Ftesa afërmendsh ishte e Partisë Socialiste dhe vetë kryeministrit të ri, ndërsa gjesti në fjalë është kuptimplotë. Edhe gjatë fushatës, edhe pas zgjedhjeve, Rama i ka siguruar familjarët e viktimave se nuk i ka braktisur dhe do bëjë ç’ka në dorë që drejtësia të vihet në vend. A ka ndjerë ndonjë siklet kryeministri i dorëhequr Berisha, këtë nuk mund ta dimë, por padyshim tek të afërmit e të katëtrve, mund të flitet për ndjesi respekti që u është bërë, por kurrsesi triumfi. Sepse siç tha për Temën Mark Nika, “është një gjest fisnik, megjithëse ne presim që kjo qeveri, dhe sidomos Edi Rama, të mbajë premtimin dhe të zbardhë autorët e vrasës së Aleksit dhe tre burrave të tjerë në bulevardin përballë kryeministrisë ku ishte Sali Berisha. Ne presim që kryeministri Rama të vërë drejtësi”.

a.k

Comments

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Po kur te zgjidhet Ilir Meta neser Kryetar Parlamenti, do te jene te afermit e kater viktimave te 21 janarit te pranishem? Po per Ilir Meten cfare do te ndjejne? Po Ilir Meta cfare do te ndjeje per ata? Rama viktimat, si gjithe demonstruesit, i konsideroi dem kolateral per te arritur qellimin per t'u bere kryeminister. Vajti dhe lepiu aty ku peshtyu. Do kryesoje qeverine per aq kohe sa te kete mbeshtetjen e shkaktarit dhe strumbullarit te 21 janarit, dhe s'do guxoje te ndermarre asnje hap pa marre lejen e Ilir Metes. Te afermit e viktimave perbejne vecse nje sfond tjeter publicistik ne rradhen e reklamave te Rames per t'ia shitur veten sa me shtrenjte shqiptareve. Kurse ju ketu shkruani se te afermit e viktimave qenkan per arsye te larta morale dhe politike ne ate salle!

Submitted by Hipokrizia (not verified) on

Kush i ka futur keta kokepalare ne parlamentin tim?

Submitted by Milano (not verified) on

Kjo esht te tallesh me nder me thene...

Nuk arrij ta kuptoj se si kane patur kurajo te shkojne ne ate salle keta 12 te ftuar, pike zeze! Cfare nuk degjon dhe shikon tek ky popull!

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Ve bast qe asnje nga keta komentuesit me siper nuk eshte tip kokepalari, qe te dale e "te perdoret" ne proteste, ndaj dhe analizat qe bejne tingellojne pak cinike; per me teper qe jam i bindur qe jo vetem qe s'ua ndjen hic per fatin e atyre familjeve por edhe ndjejne nje moment kenaqesie nga kjo situate, e mund te flasin qesim,  e hedhin gure pa pyetur se ku bien. Megjithate, cdo arritje ne drejtim te lirive dhe qytetarise sherben edhe per ata qe kane humbur shikimin, nen "driten" qe leshon vaniteti primitiv.

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Jam krejtesisht dakort me cdo gje qe thua, pervecse asaj ndjenjes se kenaqesise qe nuk e kam. Gjithesesi, tani lexoje karakterizimin tend duke pasur parasysh Edi Ramen dhe Ilir Meten: S'e mbajne veten per kokepalare, nuk "perdorEn", sepse "perdorIn" neper protesta te tjeret per te arritur qellimet e tyre, prandaj edhe s'ua ndjen hic per fatin e viktimave, perkundrazi ndjejne kenaqesi sipas motos "sa me shume, aq me mire"; jane cinike nga mengjesi ne darke, duke ngrene aty ku kane peshtyre dhe anasjelltas; hedhin gurin e fshehin doren. Rama dhe Meta misherojne kulmin e primitivizmit qe mundohen te na e shesin si kulm vlerash.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.