Arkiv-Lajme

Ndërhyrja e SHBA-ve në Siri? Presidenti Barack Obama e krahason me Kosovën

Postuar në 07 Shtator, 2013 07:34

Në përfundim të samitit të G20-ës në Shën Petersburg, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e krahasoi ndërhyrjen e mundshme të SHBA-ve në Siri, me atë të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë vite më parë. “Vendimi i Amerikës për të ndërhyrë në konfliktin në Kosovë më 1999, fillimisht ka qenë i papëlqyeshëm, por në fund ka qenë gjëja e duhur për t’u bërë”, - u shpreh Obama pas Samitit të G20-ës në Shën Petersburg, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Niko Peleshi jep dorëheqjen nga Bashkia e Korçës, të hënën votohet si zëvendëskryeministër

Postuar në 07 Shtator, 2013 05:41

Kryetari i Bashkisë së Korçës, zëvendëskryeministri i ardhshëm, Niko Peleshi dha sot dorëheqjen nga kreu i kësaj bashkie. Në një takim lamtumire me këshilltarët dhe punonjësit e bashkisë që drejton prej vitesh, Peleshi tha se vendimi ka qenë i vështirë dhe se sfida që ka pranuar për të qenë pjesë e ekipit të qeverisë së re, është e madhe. "Ju falenderoj për bashkëpunimin",- u është drejtuar Peleshi punonjësve të bashkisë së Korçës dhe këshilltarëve të kësaj bashkie. Ai premtoi gjithashtu se do të rikthehet në Korçë sa herë të ketë mundësi për të dhënë kontributin e tij.

Inaugurohet fillimi i punimeve për Bulevardin e ri të Tiranës. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha pritet me protesta, premton zgjidhje të problemit të shpronësimeve.

Postuar në 07 Shtator, 2013 03:51

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, inauguroi para pak minutash nisjen e punimeve për ndërtimin e Bulevardin e ri të Tiranës. Sipas tij, nisja e punimeve për një vepër të tillë është një vendim historik dhe shumë shpejt kryeqyteti do të nisë të marrë frymë lirisht dhe vende të reja pune do të hapen. Megjithatë, Basha nuk mund të anashkalonte edhe pronarët e tokave që do të shpronësohen nga ndërtimi i Bulevardit të ri, të grumbulluar në protestë në pritje të një përgjigjeje prej tij. Përballë banorëve të pakënaqur, Basha premtoi se do të zgjidhë edhe hallet e tyre.

Lazarati 'qytet droge'. Guardia di Finanza publikon fotot, mbi 500 plantacione të shpërndara droge

Postuar në 07 Shtator, 2013 03:06

Mediat italiane i kanë kushtuar një hapësirë të konsiderueshme Lazaratit, duke mos ngurruar ta cilësojnë atë si 'qytetin e drogës' në Shqipëri. Shkrimet e botuara në gazetat "Corriere della Sera dhe "La Republika", shkruajnë për Lazaratin se është një "smerald" dhe aktivitetin që ushtrohet brenda mureve të tij e cilësojnë "një përrallë e bukur" por që tashmë duhet të marrë fund. "Zbulohet në Shqipëri 'qyteti i drogës'.

Lajme nga TAP: Kanë filluar vlerësimet e tokave, pas tyre fillon menjëherë rruga në të gjithë gjurmën

Postuar në 06 Shtator, 2013 14:10

TAP njoftoi zyrtarisht se ka filluar aktivitetin e vlerësimit dhe blerjes së tokave për të gjithë gjurmën prej 870 km ku parashikohet të kalojë gazsjellësi “Trans Adriatic Pipeline” (TAP) në Shqipëri, Greqi dhe Itali. Në vitin 2014 TAP planifikon që të hyjë në marrëveshje me pronarët e tokës duke rregulluar mënyrën se si do të merret aksesi për tokën. Kompania e kontraktuar për këtë çështje, Royal HaskoningDHV, do të kontaktojë të gjithë pronarët e prekur gjatë muajve të ardhshëm.

Kujdes kur vizitoni Shqipërinë, është një nga vendet më të çuditshëm në botë. Rregullat që duhet t’i dini!

Postuar në 06 Shtator, 2013 12:47

Shqipëria është një tokë me njerëz të dashur, ushqimi është i mrekullueshëm dhe shumë i lirë dhe transporti është kaotik, por efecient. Shumë kam mësuar nga Shqipëria, ndërsa më poshtë nuk është një renditje e kohës që kam kaluar atje, por një set personal rregullash për Shqipërinë, që, sipas meje, janë dhjetë, shkruan Daniel Sharp.

Sulmi kundër Sirisë, pa strategji, mund të sjellë një “Akt të Dytë të Luftës Civile”, një kaos më të madh se tani, thonë ekspertët

Postuar në 06 Shtator, 2013 12:43

Christopher Hill, që ka shërbyer si ambasador amerikan në Irak dhe i dërguar i posaçëm në Kosovë në periudhën 1996-99,  njohës i situatës në Siri thotë se problemi në Siri lidhet me faktin se nuk ekziston një strategji për të ardhmen. Njerëzit në Siri luftojnë, ose në mbrojtje të Assadit ose kundër tij, sepse ata nuk kanë asnjë ide rreth së ardhmes së vendit të tyre dhe ata mendojnë që për të ruajtur të ardhmen e tyre ata duhet të luftojnë.

Situatë e dhimbshme: Greqia 50 vjet pas, niveli i jetesës 50 përqind më i ulët se 6 vjet më parë!...

Postuar në 06 Shtator, 2013 11:33

Sipas Institutit të Punës në raportin vjetor për ekonominë greke shifrat janë tronditëse dhe jashtë çdo ligji ekonomik dhe çdo lloj marrëdhënieje të tregut kapitalist.

Denoncim i Open Data Albania: Rast flagrant dhe i dënueshëm i një censure zyrtare, fshihen të dhënat e Thesarit

Postuar në 06 Shtator, 2013 11:23

Anita Brahaj, në emër të stafit të Open Data Albania dhe në emër të parimeve të të Drejtës Publike për Informim, ka dërguar në media materialin e mëposhtëm, ku ngre problemin e e detyrimeve që ka qeveria për të bërë transparente të dhënat e ekonomisë shqiptare. 

“Dëshiroj të ndaj me Ju shqetësimin mbi një rast censure të realizuar këto ditë me të dhëna të Thesarit Publik të Shtetit, thotë Brahaj, duke vazhduar se shpreson në vëmendjen dhe sensibilizimin mediatik përmes faqeve dhe programeve të medias.

Nisur nga kjo, më poshtë po japim të plotë materialin e saj:

Meteorologjia: Skema e abuzimit me sasinë e karburantit shtrihet edhe në disa rrethe të tjerë, Prokuroria nis hetimet

Postuar në 06 Shtator, 2013 10:26

Pas mëse një javë debatesh, hetimet për çështjen e mashtrimit të qytetarëve nga disa subjekte tregtare të karburantit kanë filluar dhe ato pritet të përfshijnë edhe katër prokurori të tjera për qytetet Elbasan, Fier, Durrës dhe Kavajë, thonë burime nga A1 Report.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme