Situatë e dhimbshme: Greqia 50 vjet pas, niveli i jetesës 50 përqind më i ulët se 6 vjet më parë!...

Sipas Institutit të Punës në raportin vjetor për ekonominë greke shifrat janë tronditëse dhe jashtë çdo ligji ekonomik dhe çdo lloj marrëdhënieje të tregut kapitalist.
Gazeta “Eleftherotipia”, e krahason gjendjen ekonomike me vitet 1929-1933 të shekullit të kaluar. Sipas raportit, pagat e grekeve kanë humbur në tre vitet e fundit mbi 37 miliardë euro nga reduktimi i tyre dhe rritja e taksave dhe si pasoje fuqia blerëse është ulur me 37,2% duke shkuar në nivelet e viteve 2000. Për sa i përket papunësisë, ajo është kthyer në nivelet e 52 viteve më parë, pra të vitit 1961 dhe vlerësohet se në 2014 do të arrijë në 31,5%. Shpenzimet në sektorin e shëndetësisë janë ulur gjithashtu me 15 miliardë euro për katër vjet, ndërsa niveli i jetesës në vitin që vjen do të jetë 50% më i ulet se 6 vjet më parë. Konvergjenca e pagave reale krahasuar me mesataren e BE-së ka shkuar në nivelet e viteve 1980.
Zh.
Comments
Situate e dhimbshme per ata,
<p>Situate e dhimbshme per ata, jo per ne, apo e dhimbshme ne vetvete. Do nje situate te dhimbshme ne vetvete, shih somaline.</p>
Add new comment