Arkiv-Lajme

Në Sllovaki nuk paguhen taksat? Ja një ide gjeniale që mund të na vlejë dhe neve...

Postuar në 05 Shtator, 2013 07:12

Qeveria Shqiptare do t’i kopjojë Sllovakisë modelin e auditit të financave, dhe, nuk do ishte keq të kopjohej edhe një ide e re që u ka ardhur sllovakëve për mospagimin e taksave.

Der Spiegel  raporton se mos marrja e faturës tatimore nga qytetarët çon në qindra milionë Euro taksa të pambledhura nga shteti. Qeveria sllovake e ka pasur këtë problem prej vitesh, dhe tani ka dalë me një ide që është një risi në Europë: Bratislava dëshiron të konvertojë faturat tatimore në bileta llotarie.

Edhe në mbledhjen e fundit, z. Berisha flet përsëri për “Gogolin”

Postuar në 05 Shtator, 2013 06:17

Në mbledhja e fundit si Kryeministër, z. Berisha bëri një përmbledhje të 8 viteve të mandatit, dhe në këtë përmbledhje zuri vend dhe përkufizimi i PS si “fatkeqësia e Kombit”. Kjo frazë, duket si një sintezë e sinqertë e qeverisjes së tij, ku fajin ia kishte përherë”gogoli”.

Nesër mblidhet Grupi Parlamentar i PS. Do të ketë vërtet “kryengritje në Pallat”?

Postuar në 05 Shtator, 2013 05:35

MAPO sot paralajmëron debate nesër në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, mbledhur nga Rama, si detyrim statutor 3 ditë para konstituimit të Parlamentit tëri. Gazeta paralajmëron “stuhi”, bazuar në burime të brendhsme, dhe kryesisht nga të ashtuquajturit “senatorët”, figurat e njohura të PS-së të pakënaqur nga Rama, jo thjesht për faktin se nuk u përzgjodhën prej tij për të qenë pjesë e kabinetit të ri qeverisës, por edhe sepse nuk u pyetën fare, ndoshta edhe në kundërshtim me statutin, për të gjitha vendimet që ka marrë kryeministri i ri në formimin e qeverisë së tij.

Basha deklaron se do bëjë “opozitë parlamentare”... Pse, cila mund të qe alternativa tjetër?

Postuar në 05 Shtator, 2013 04:41

Në një kohë kur kanë mbetur dhe pak ditë nga mbledhja e parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se, po përgatiten për të bërë opozitë në parlament. “Për një opozitë të fortë në mbrojtje të interesit publik në parlament. PD brenda një kohe të shkurtër do të mbledhë grupin parlamentar”, tha kreu i PD-së. Basha. Shekulli raporton se në prag të mbledhjes së parlamentit të ri, po zhvillon takime me aleatët parlamentarë.

Dita e fundit e z. Berisha: gjithçka u shit, u dha me konçension e u miratua në 2 muaj, përveç... aktit normativ që ne të dimë kush na vjedh te hidrokarburet

Postuar në 05 Shtator, 2013 03:45

Sot duhet të jetë dita e fundit e z. Berisha si Kryeministër. Në javët e fundit të detyrës, ai mësoi (dhe u habit) se qytetarët vidhen duke paguar 10 litra karburant e duke marrë 7.5. Në çdo 20 pika, 5 vjedhin qytetarët.

Gazeta Dita i bën një analizë thelbësore vjedhjes dhe mbrojtjes së hajdutëve  me pretekstin që ligji nuk e lejonka deklarimin e pikave që vjedhin. 1 muaj pas kërkesës së Task Force në Prokurorinë e Tiranës, asnjë kallëzim nga Drejtoria e Metrologjisë nuk është paraqitur.

Ja pse AFP tërhoqi foton qesharake të Presidentit Hollande

Postuar në 05 Shtator, 2013 03:00

Kjo foto e bërë nga fotografi Denis Charlet, doli, pastaj menjëherë u tërhoq nga sajti i AFP, thjesht sepse Presidenti është kapur në një moment që e nxjerr shumë qesharak. Hollande po bënte një vizitë në një shkollë me rastin e ditës së parë të mësimit.

Furtunë në Serbi ngaqë një prift serb uron Majlinda Kelmendin

Postuar në 05 Shtator, 2013 02:13

Igumeni i Manastirit te Deçanit, Sava Janjiq para disa ditëve ka uruar në Twitter për triumfin e tyre, tenistin serb, Novak Xhokoviç, atletin Emir Bekriç dhe xhudisten nga Peja, Majlinda Kelmendi. Kjo ka mjaftuar për të ndezur pasionet politike në Serbi, njofton INA.  “Medalje sportive për Novak Xhokoviçin, Emir Bekriçin dhe Majlinda Kelmendin. A nuk është kjo arsye që ne të gjithë të jemi krenar? Sporti mbi politikën”, ka shkruar Ati Sava.

Amerika drejt sulmit, Senati thotë “po”

Postuar në 04 Shtator, 2013 16:13

Komisioni i Jashtëm i Senatit amerikan i ka dhënë “Ok” e parë raketave të propozuara nga Barack Obama mbi Sirinë.Rezoluta eKomisionit të Jashtëm, që autorizon ndërhyrjen e armatosur është miratuar me 10 vota por dhe 7 kundër. Fjala tani i kalon Dhomës së Senatit.''Përballë barbarive, që po shihen në Siri, komuniteti ndërkombëtar nuk mund të rrijë në heshtje'': ka thënë Obama gjatë një konference për shtyp në Stokholm me kryeministrin suedez, Fredrik Reinfeldt. “Besojmë fort, se ka pasur një sulm kimik në Siri dhe se Assad ka qenë burimi”.

Irani aktivizon diplomacinë, paralel me forcimin e zërave të politikës shqiptare kundër Assadit, aleatit iranian

Postuar në 04 Shtator, 2013 13:51

Ndërkohë që lajmet për angazhimin e shqiptarëve në Siri kundër Assadit (që nënkupton kundër shiitëve) Irani aktivizon diplomacinë. Pasi i ka shprehur Kryeministrit me anë të Ambasadorit pakënaqësinë për strehimin e muxhahedinëve, por që nënkupton dhe për deklaratat kundër Assadit, aleatit të Iranit, tashmë një tjetër lëvizje vjen nga Zv/Presidenti i parë i Iranit, Eshaq Jahangiri, i cili me një telegram ditën e sotme i shprehu Ramës vullnetin e vendit të tij për t’i dhënë një shtysë më bashkëpunuese marrëdhënieve me Shqipërinë, bashkë me një urim për fitimin e zgjedhjeve të 23 qershorit.

World Economic Forum, raporti: Konkurueshmëria, Shqipëria e parafundit në Ballkan. Humbet 6 pozicione

Postuar në 04 Shtator, 2013 12:20

Ora News ka publikuar një raport të dalë sot nga World Economic Forum mbi Konkurueshmërinë në rang global. Shqipëria ka humbur 6 pozicione, dhe është e parafundit në Ballkan.

Ky raport vlerëson tërësinë e institucioneve, politikave dhe faktorëve që përcaktojnë produktivitetin e një vendi dhe hartohet mbi bazën e 100 treguesve të organizuar në 12 kategori duke nisur që me infrastrukturën, mjedisin makroekonomik, shëndetësinë, arsimin e deri të efikasiteti i tregjeve, atyre të punës dhe financës apo dhe invacioni.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme