Dita e fundit e z. Berisha: gjithçka u shit, u dha me konçension e u miratua në 2 muaj, përveç... aktit normativ që ne të dimë kush na vjedh te hidrokarburet

Sot duhet të jetë dita e fundit e z. Berisha si Kryeministër. Në javët e fundit të detyrës, ai mësoi (dhe u habit) se qytetarët vidhen duke paguar 10 litra karburant e duke marrë 7.5. Në çdo 20 pika, 5 vjedhin qytetarët.
Gazeta Dita i bën një analizë thelbësore vjedhjes dhe mbrojtjes së hajdutëve me pretekstin që ligji nuk e lejonka deklarimin e pikave që vjedhin. 1 muaj pas kërkesës së Task Force në Prokurorinë e Tiranës, asnjë kallëzim nga Drejtoria e Metrologjisë nuk është paraqitur.
“Dita” vë në dukje se Metrologjia është “pushtuar” nga njerëz të PDIU (që i implikon dhe për “stafin” e manipulimit të votave të qarkut të Kukësit në Lundër).
Duke bërë të paditurin për atë që ndodhi për të paktën tetë vite, Berisha shfrytëzoi kamerat në një mbledhje qeverie për të deklaruar se jo vetëm nuk e dinte për atë që ndodhte, por kishte mbetur i habitur që një drejtori vartëse e Ministrisë së Ekonomisë nuk kishte publikuar emrat e kompanive abuzuese. Në po atë mbledhje, Berisha urdhëroi Ministrin e Ekonomisë, Florion Mima të sillte urgjent në qeveri një akt-normativ nëpërmjet të cilit do hiqeshin të gjitha pengesat ligjore që mbronin denoncimin publik të kompanive abuzuese. Por edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë, një akt i tllë as nuk është dërguar në qeveri e as nuk është miratuar.
As sot, që është dita e fundit e tij si Kryeministër.
k.c.
Shkrimi në Dita:
http://gazetadita.al/skandali-i-karburanteve-llalla-nis-hetimet/
(Në foto, Kryetarja e Forumit të Gruas e PDIU, Kozeta Mesiti, Drejtoresha e Metrologjisë që e pengon ligji të japë emrat e hajdutëve)
Add new comment