Arkiv-Lajme

Shqiptarët në Siri, kundër Assad, jo me rebelët por me radikalët. Qëllimi tyre? Të ngrenë qendrën e kalifatit si para 1 mijë vjetësh!

Postuar në 04 Shtator, 2013 03:13

Emisioni i mëngjesit “Wake Up” mundësoi një lidhje telefonike me Ahmad Trad, pjesëtar i forcave rebele që lufton në periferi të qytetit të Idlebit. Ai tha se ka grupe radikale që luftojnë në Siri, por që nuk kanë peshën kryesore në konflikt, një frazë që pritej, pai askush nga rebelët nuk do donte që lufta kundër Assadit të identifikohej me xhihadistët.

Partia separatiste dhe e lidhur me neonazistët e Agimit të Artë, MEGA, në qeverinë Rama me 1 zv/ministër??

Postuar në 04 Shtator, 2013 02:34

Është bërë e udhës që kur duam lajme për partitë e minoritetit grek, të presim të na i thonë mediat greke. Balkanweb citon disa burime mediatike të vendit fqinj, sipas të cilit, 2 në 3 zëvendësministra do t’i takojnë, njëri PBDNJ-së dhe njëri partisë së minoritetit MEGA. Ndërsa 4 ndër 5 drejtorë të përgjithshëm, do të rekomandohen dy nga PBDNJ dhe dy nga MEGA. Përmendet gjithashtu edhe ndryshime gjithëpërfshirëse në arsim dhe polici, në zonat e Shqipërisë së Jugut.

SHBA, përpjekje të ethshme për mbështetje mbi Sirinë. Fjalim i fortë i Sekretarit Kerri

Postuar në 03 Shtator, 2013 15:58

Presidenti francez Fransua Holond është shprehur se do të mbështesë një veprim ushtarak kundër regjimit sirian, nëse iniciativën e ndërmerr SHBA, megjithëse opinioni publik francez mbetet kundër ndërhyrjes. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun është prononcuar gjithashtu sot, duke kërkuar që vetëm një vendim i Këshillit të Sigurimit të jetë drita jeshile për sulmin, dhe jo ndërhyrjet individuale. Por ndërkohë që edhe opinioni amerikan është kundër, sipas një sondazhi të Wash. Post-ABC News, presidenti Obama po përpiqet të mbledhë konsensus në Kongres.

Analiza “e mbyllur” e Burgajt. Krimi bën kërdinë, krerët e policisë luajnë “policësh”

Postuar në 03 Shtator, 2013 12:45

Nuk është e thënë që analizat e kupolës drejtuese të policisë së Shtetit të jenë të hapura për mediat, si fjala vjen, shpeshherë mbledhjet e qeverisë. Tek e fundit, puna e policisë duket tek rezultatet konkrete në terren. Kësisoj, analiza me dyer të mbyllura që bëri sot kryepolici Hysni Burgaj me drejtorët e qarqeve, nuk është për t’u marrë me rezervë në vetvete.

Misteri i gomones; ka mbërritur diku dhe njerëzit kanë shpëtuar, apo…?

Postuar në 03 Shtator, 2013 11:51

 Ende mister mbi fatin e gomones me 27 klandestinë që lëshoi thirrje për ndihmë që dje në mbrëmje. Pasi dy helikopterë britanikë të stacionuar në Sazan për një stërvitje të përbashkët u kthyen nga misioni kontrollues, mbetet pala italiane e cila ka angazhuar 4 mjete shpëtimi dhe 1 helikopter. Mësohet se personi që ka lëshuar thirrjen e ndihmës deklaroi se në bord ka klandestinë shqiptarë dhe kurdë. Edhe më misterioze e bën këtë çështje pohimi më herët nga mediat italiane se një gomone me rreth 20 vetë është pikasur në brigjet e Monopolit, në Pulia.

Qokat e Berishës, non stop: Hidrokarbure dhe troje publike tek privati

Postuar në 03 Shtator, 2013 10:27

Qeveria në ikje ka miratuar 10 ditë më parë 9 Marrëveshje Hidrokarbure, por dorëzimi i tyre është bërë ditën e sotme në mënyrë të menjëhershme. Deputeti socialist, Erjon Braçe e ka quajtur batërdi vijimin e transferimeve “rrufe” të këtyre hidrokarbureve tek privati. Bëhet fjalë për vendburime të gazit në Frakull, Povelcë, Divjakë, Ballaj, Kryevidh, etj.

Kosovë, heqja e logos nga fletëvotimi duket e vendosur. Edhe Haradinaj dakord

Postuar në 03 Shtator, 2013 08:39

Kërkesa e Serbisë për heqjen e logos së Republikës së Kosovës nga fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, fillimisht u prit ftohtë nga Prishtina zyrtare, madje me deklarata të prera nga drejtues të lartë kosovarë. Megjithatë, më 30 gusht kryeministri Thaçi la të kuptohej një tërheqje nga ky qëndrim gjatë mbledhjes së qeverisë.

Stacion modern për Tiranën, por edhe 14 km2 troje të lakmuara ndërtimi

Postuar në 03 Shtator, 2013 07:26

“Alarmi” për zhdukjen e stacionit të trenit në fund të bulevardit qëndror të Tiranës, duhet modifikuar. Bashkia e Tiranës ka bërë me dije për gazetën Panorama planet për ndërtimin e stacionit të ri multi-modal diku tek Kthesa e Kamzës (maketi në foto), ku do të integrohen stacioni i ri trenit, ai i tramit dhe gjithë linjat qytetëse, ndërqytetëse dhe ndërkombëtare të autobuzëve. Ndërkaq, në zonën e ish stacionit, ku sipas planit rregullues do të zgjatohet bulevardi, hapet një sipërfaqe e re zhvillimore e ndërtimesh, prej 14 kilometrash katrorë.

Regjistrimi që më në fund publikohet. Ish kolegia: Berisha më denoncoi si “antiparti”

Postuar në 03 Shtator, 2013 06:14

Gazeta Dita ka botuar sot një material të regjistruar disa vjet më parë, e që nuk është transmetuar kurrë. Historia e regjistrimit ka nisur kur një emision i njohur investigativ televiziv, u përpoq të hidhte dritë mbi një nga ngjarjet më të bujshme të fillim viteve ’80 në Tiranë: dëbimin e mjekëve të njohur Milto dhe Margarita Kostaqi nga Tirana pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, ngjarje e cila impikon drejtpërdrejt ish-mjekun Sali Berisha, asokohe sekretar partie. Publikimi i kasetës u anullua pak orë para transmetimit, për arsye ende të panjohura.

Dy lëvizjet më të komentuara financiare: Vodafone ikën nga tregu amerikan; Bill Gejts blen Nokia-n

Postuar në 03 Shtator, 2013 05:46

Përgjithësisht, lëvizjet në tregjet ndërkombëtare mes kompanive të mëdha, kuptohen, komentohen dhe përbëjnë lajm vetëm nga njerëz të fushës. Por dy ngjarje financiare këto ditë janë vërtet mbresëlënëse. Shumëkombëshja britanike Vodafone u largua nga tregu amerikan, ku ishte e pranishme me 45% të aksioneve të kompanisë më të madhe të telefonisë së lëvizshme, Verizon. Një largim luksoz, për shitjen e aksioneve Vodafone merr mbi 130 miliardë dollarë. Vetëm taksat që merr shteti amerikan nga ky transaksion, janë mbi 5 miliardë USD.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme