Arkiv-Lajme

Për sulmin në Siri: Ose s’ka strategji, ose ka një sekret të madh të ruajtur mirë, thotë eksperti i njohur amerikan Brzezinski

Postuar në 31 Gusht, 2013 13:15

Në intervistë për DW, ish këshilltari i Sigurisë Kombëtare amerikane, Zbigniew Brzezinski ka thënë  se  sulmet ushtarake kundër Sirisë janë të pashmangshme, por  SHBA-së i mungon strategjia koherente. Një sulm ushtarak mund të jetë moralisht i pranueshëm për shkak të ashpërsisë së krimeve të kryera në Siri, por duhet të kihet gjithashtu parasysh se ai mund të ketë pasoja të padëshirueshme, vazhdon Brzezinski.

At N.Marku, letër patriarkut grek të Stambollit: Janullatos punon për Greqinë?!

Postuar në 31 Gusht, 2013 11:43

Sa herë At Nikolla Marku jep një intervistë apo shkruan, në rrjet dallohen qartë dy lloj reagimesh të komentuesve: Ata që e lëvdojnë për patriotizmën dhe antigreqizmën e spikatur, dhe ata që e akuzojnë se është një prift i vetësajuar dhe që s’e njeh as KOASH, as ndonjë entitet tjetër kishtar; e madje se përplasja e tij me kryepeshkop Janullatosin vjen ngaqë Marku është përjashtuar nga shkolla e kishës për sjellje të padenja. Sot At Nikolla Marku reagoi sërish për çështjen e Kishës Ortodokse në Përmet.

Kryebashkiaku i Kamzës lë pa lozur ekipin e vet, pas konfliktit me shefin e skuadrës

Postuar në 31 Gusht, 2013 11:10

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Ziu, i njohur për emërtimet butaforike të rrugëve e shesheve, dhe për ca sms plot kolorit dërguar një ish punonjëseje të stafit bashkiak, do të njihet edhe për një episode të tretë: Nuk ka lejuar skuadrën e qytezës, me të njëjtin emër, të luajë në stadium ndeshjen e kampionatit sot me Luftëtarin e Gjirokastrës. Policia bashkiake e Kamzës mësohet se ka bllokuar derën e stadiumit duke mos lejuar skuadrat të hyjnë në stadium.

Djali i ish presidentit të Kosovës, pas “Far Uestit” me pistoleta kërkon mbrojtje policore

Postuar në 31 Gusht, 2013 08:54

Dukuria e bijve të politikanëve dhe konflikteve të armatosura që përkthehen në ngjarje të kronikës së zezë, edhe bërë tendencë edhe në Kosovë, duke zënë faqet e para të shtypit. Episodi i fundit përfshin djalin e madh të ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Bardhyl Sejdiu (foto, i dyti nga e majta), i cili ka kërkuar mbrojtje 24-orëshe nga Policia e Kosovës. Kërkesa erdhi nga ai, pas përfshirjes në një përleshje të armatosur të martën në orën e para të mëngjesit në Prishtinë, siç njofton Koha Ditore.

A. Lela kërkon Ben Blushin. Dhe e gjen të strukur në “mërgatën e senatorëve”

Postuar në 31 Gusht, 2013 07:42

Alfred Lela i gazetës Mapo është vënë në kërkim të Ben Blushit. Përmes shkrimit me titull “A është gjallë Ben Blushi”, Lela eksploron gjendjen e mundshme shpirtërore të socialistit të sikletshëm për Edi Ramën, deputetit që jo pak herë ka qenë kritik në opozitë, ndaj kryetarit të partisë. Dhe e klasifikon atë në rradhët e “senatorëve” socialiste, që nuk janë përfshirë në qeverinë e re. “As Blushi e as ndonjë tjetër në “zhganin e të pakënaqurve” nuk kanë pipëtirë që prej formimit të qeverisë së re, ku edhe ata, edhe lobet, por ndoshta edhe interesat e tyre janë përjashtuar.

Daily Mail i rikthehet Princeshës Diana dhe teorisë “jo dhe aq të çmendur” të eliminimit

Postuar në 31 Gusht, 2013 06:47

“Përse pohimi i snajperit të Forcave Speciale ajrore britanike, se ledi Diana është eliminuar, nuk është dhe aq i çmendur”, thotë gazetarja Su Rid nga britanikja Daily Mail. Individi i njohur si ushtari N, pretendon se Diana u vra pikërisht nga forcat e SAS, edhe pse kur doli kjo teori, u konsiderua si konspirative. Dy hetimet e policisë franceze dhe britanike për tragjedinë e 31 gushtit 1997 kanë dalë në përfundimin se ishte një aksident tragjik. Një hetim tjetër që përfundoi pesë vite më parë doli me të njëjtin konkluzion.

Shënim: Ligj për mbrojtjen e vjedhësve dhe abuzuesve. Na rroftë mbrojtja e “të dhënave personale”!

Postuar në 31 Gusht, 2013 05:37

Specialisti Kreshnik Hakrama është prononcuar për gazetën Shqip mbi

faktin se  11 përqind  e pikave të karburanteve vjedhin në sasi konsumatorët,

Qeverisë së re nuk i mjafton vetëm dëshira, por edhe forca, duhet të ndëshkojë patjetër Berishën, thotë Sabit Brokaj

Postuar në 31 Gusht, 2013 04:24

Nëse populli të jep 80 e ca mandate, atëherë domosdo kërkohet qeverisje radikale dhe e rreptë. Nuk është votuar për një qeveri me poza tolerance sepse socialistët dallohen për këtë. Socialistët e kanë si burbonët që kur luftojnë rrinë me thikë ndër dhëmbë dhe çuditërisht sa mbaron lufta i buzëqeshin kundërshtarit – citon Brokaj, Stefan Cvajgun, në intervistën e tij për gazetën DITA.

Vlorë, benzi hidhet në erë me telekomandë. Drejtuesi “me fat”, vetëm plagoset

Postuar në 31 Gusht, 2013 04:11

Rikthehet eksplozivi në Vlorë. Reth orës 9 të mëngjesit, një shpërthim dinamiti ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë. Makina Benz ML ngjyrë gri me targa AA 663 FB (foto e A1 Report) në pronësi të Bashkim Brahimajt, po lëvizte nga qendra e Vlorës për në zonës e Skelës, kur ka shpërthyer. Policia dyshon se lënda shpërthyese mund të jetë aktivizuar nga distanca. Mësohet se drejtuesi është plagosur nga vala shpërthyese dhe ka fluturuar disa metra larg, pasi për fat, shpërthimi ndodhi kur ai sapo kishte dalë nga makina.

Orët e largimit po afrojnë dhe Berisha e ka të qartë se ç’duhet të bëjë, heq në fillim drejtorët dhe këshilltarët

Postuar në 31 Gusht, 2013 03:53

Sipas një urdhri të dhënë disa ditë më parë nga vetë kryeministri në detyrë Sali Berisha, të gjithë drejtorët aktualë të qeverisë  pritet të japin sot dorëheqjen. Sipas urdhrit të brendshëm, këshilltarët dhe drejtorët, duhet që deri sot, datë 31 gusht, të lirojnë zyrat e tyre dhe të përgatisin të gjithë dokumentacionin që do t’u lihet gati zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe kryeministrit të ri, Edi Rama.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme